BFI: Nuk do të ulet çmimi i haxhit, por do të hiqen vizat dalëse

    Nga BFI për “TV21” sqarojnë se viza dalëse nuk ka rënduar xhepin e myslimanëve, pasi ajo ka pasur çmimin prej 150 denarësh, por heqja e saj nënkupton lehtësim i procedurave për të realizuar udhëtimin e haxhit.

    “Ky lehtësim nuk ka të bëjë me çmimin e vizës dalëse e cila është 150 den, por ka të bëjë me procedurat. Një barë e rëndë është hequr prej myftinive sepse duhej të plotësohen formularë për gjithë haxhinjtë. Poashtu procedura ishte e njëjtë edhe për punonjësit në MPB”, sqaruan nga zyra për informim e BFI-së.

    Nga ana tjetër, ata sqaruan se heqja e vizës do të hyjë në fuqi menjëherë, do të thotë se këtë vit nuk do të ketë vizë dalëse për haxh.

    Lajmi Paraprak

    Ilaçet që duhet të marrësh patjetër kur shkon me pushime

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV me vendim: Të reduktohet përdorimi i telefonave në shkollë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë