Gjykata e legjitimon Qani Nesimin myfti të Tetovës / BFI nuk e njeh vendimin!

    Bashkësia Fetare Islame nëpërmjet një njoftimi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës, ku e legjitimon Qani Nesimin si myfti të Tetovës.

    Në njoftim BFI-ja thotë se Selver Xhemaili është ushtrues detyre myfti i Myftinisë së Tetovës.

    “Me rastin e sjelljes së aktvendimit të përkohshëm nga Gjykata Civile – Shkup II, me të cilin kontestohet vendimi i Rijasetit të BFI-së për shkarkimin e Qani Nesimit nga detyra e Myftiut. Andaj, BFI-ja ashpër reagon kundër këtij aktvendimi dhe njofton opinionin me sa vijon:

    1. Bazuar në vendimet e Rijasetit të BFI-së të RMV-së, me nr. protokoli 02-690 dhe 02-691 të datës 08.11.2023 me të cilin Qani Nesimi është shkarkuar dhe i është tërhequr Muraselja, që nënkupton se personi në fjalë nuk është Myfti i Tetovës. Andaj lajmi i shpalosur ne mediume dhe portale të ndryshme se gjoja Qani Nesimi mbetet Myfti, nuk është i vërtetë, përkundrazi edhe me vendimin Gjyqësor të Gjykatës Civile Shkup P1-86/24 dr. Selver Xhemaili vazhdon të ngelet UD Myfti i Myftinisë së Tetovës.

    2. Me vendime të plotfuqishme të Gjykatës së Lartë Administrative Qani Nesimi nuk është Myfti i Tetovës.

    3. Vendimi i Gjykatës Civile me të cilin cenohet rëndë autonomia e BFI-së është në kundërshtim me nenin 19 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nenit 5 të Ligjit për pozitën juridike të bashkësive fetare dhe grupeve religjioze në RMV.

    4. Rijaseti i BFI-së, shpreh shqetësimin me rastin e sjelljes së vendimit të përkohshëm nga ana e Gjykatës Civile Shkup II dhe si të tillë e konsideron vendim të njëanshëm dhe ndërhyrje flagrante në vendimet e Rijasetit të BFI-së.

    5. Qani Nesimi është ligjërues i rregullt në UT dhe si i tillë është uzurpator i hapësirave të Myftinisë së Tetovës. Për veprimet kundërligjore Qani Nesimi ka edhe vendim gjykate me të cilin është dënuar për vepër penale vetsundim (samovllastie) nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë.

    6. Bashkësia Fetare Islame në institucionet shtetërore përfaqësohet vetëm nga Reisul-Ulema, ndërsa të gjithë personat tjerë emërohen nga Reisul-Ulema dhe miratohen në Rijasetin e BFI-së.

    7. Selver Xhemaili vazhdon të ngelet UD Myfti i Myftinisë së BFI-Tetovë.

    8. Bashkësia Fetare Islame do ta ankimojë këtë vendim të Gjykatës, në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit në Shkup që të dalë e vërteta në shesh dhe për të mbrojtur legjitimitetin e saj Kushtetues brenda kornizave të Kushtetutës të Shtetit të RMV-së.

    Apelojmë deri te nëpunësit fetarë dhe besimtarët e Myftinisë së Tetovës, aktivitetet e tyre t`i bëjnë në koordinim me UD Myftiun e Tetovës dr. Selver ef. Xhemailin.

    BFI-ja shumë shpejt do të publikojë për opinion edhe emrat dhe mbiemra e personave të cilët qëndrojnë pas tentativave për destabilizimin e BFI-së nëpërmjet Qani Nesimit. Për të gjithë këto do të njoftohet edhe Kori Diplomatik i akredituar në vendin tonë.

    Shërbimi për info”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq bisedon me Sarrazin për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës dhe Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi me tre nënkryetarë të rinj, Bendevska nuk u betua me emrin kushtetues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë