Bislimovski: Nëse kemi gaz, nuk do të ketë probleme me ngrohjen

    Foto: AIM

    Prej sot BEG-ut edhe zyrtarisht i është marrë licenca për prodhim të energjisë termike, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë. Të premten e kaluar Ballkan Enerxhi Grup ka kërkuar që t’i merren edhe licenca për shpërndarje dhe furnizim me energji për ngrohje. Si arsye për marrjen e licencave janë theksuar problemet e BEG me paaftësinë për pagim të kredisë, problem me likuiditetit dhe shumë procese gjyqësore kundër BEG.

    “E dinisë një periudhë kishim mospajtimet tona, por pas huamarrjes nga Qeveria rreth 6 milionë euro furnizimi me energji për ngrohje në Qytetin e Shkupit në tërësi u stabilizua dhe edhe më tutje BEG-Prodhimtari për licencën e saj vlerëson se nuk do të mund të kryejë këtë veprimtari me cilësi adekuate dhe për këtë arsye KRrE solli vendim për ndërprerjen e kësaj licence. Në mënyrë shestë, të premten morëm dy kërkesa të këtilla edhe për BEG shpërndarje dhe BEG furnizim”- deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar I KRrE-së.

    Bislimovski siguroi se nuk do të ketë problem me zgjedhjen e një kompanie të re që do të ngrohë shkupjanët, por si problem e shtron mungesën e mundshme të gazit natyror sepse sipas tij situata është serioze dhe furnizimi me gaz varet nga politikat globale.

    “Përderisa ka gaz natyror, ndërsa unë besoj se do të ketë, por nuk mundem prej tani të them duke pasur parasysh se edhe vendet si Gjermania, Franca përballen me furnizim të ulët të gazit natyror, gjithashtu në Bullgari “Gaz prom” e ndërpreu dërgimin. Përderisa kemi gaz natyror, absolutisht nuk do të ketë asnjë problem me furnizim me energji termike sepse besoj se edhe afatet në shpalljen publike që do ta shpallë Qeveria do të jene të shkurta, që para se të fillojë sezoni e ngrohjes të kemi kryerës të ri të kësaj veprimtarie”- pohoi Marko Bislimovski, Kryetar I KRrE-së.

    Sipas Bislimovskit, vendi përveç gazit rus ka mundësi të furnizohet edhe me gaz përmes interkonektorit me Bullgarinë, e cila është e lidhur me Greqinë, ndërkaq, siç tha, ushtruesi i veprimtarisë energjetike për prodhim të ngrohjes ka edhe obligim të ketë derivat alternativ për furnizim të papenguar 15-ditorë me energji ngrohëse, në këtë rast, mazut. Bislimovski shtoi se kompania e re që do të merret me këtë veprimtari është mirë të jetë nën kompetenca të Qeverisë, duke shtuar edhe mos interesimin e Qytetit të Shkupit për të menaxhuar këtë pjesë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Rishikimi i buxhetit, debat për amandamentet

    Lajmi i rradhës

    Qeveria sllovene ka paraqitur propozim për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë