Bislimovski për shtrenjtimin e energjisë elektrike: Nuk ka nevojë për panik

    Foto: AIM

    Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski deklaroi se është herët të flitet për çmime të larta të energjisë elektrike, sepse, sipas tij, fillimisht duhet sqaruar se kush dhe sa mund të prodhojë rrymë në vend, në mënyrë që presioni të mos jetë vazhdimisht mbi EEM.

    “EEM duhet të ketë çmim me të cilin do t’i mbulojë shpenzimet e saj dhe në bazë të tij të planifikojë prodhimin e saj, ndërsa “EVN houm” furnizimin. Nëse shpenzimet për kompanitë për furnizimin e energjisë elektrike janë shumë të larta, atëherë KRE do të shqyrtojë mundësinë e zvogëlimit ose heqjes së plotë të fitimeve të kompanive energjetike që i rregullon, me qëllim që të shmangen tronditjet e çmimeve”, tha Bislimovski.

    I pyetur nëse ndihet përgjegjës për krizën energjetike në vend, Bislimovski theksoi se KRRE ka bërë gjithçka në bazë të kompetencave të saj ligjore.

    Sipas tij, secili furnizues ka strategjinë e tij – disa sigurojnë energji elektrike paraprakisht, disa rrezikojnë dhe presin më vonë me shpresën se çmimi do të jetë më i favorshëm – dhe rregullatori nuk mund të ndërhyjë në vendimin e tyre të biznesit.

    Lajmi Paraprak

    Në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” nuk do të lejohet ndërtimi i hidrocentraleve, minierave, hoteleve dhe rrugëve të reja

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Nuk do të dorëhiqem, do ta shtyej dorëzimin deri sa të stabilizohet situata në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë