Biznesmenët e RMV-së: Kriza s’ka mbaruar ende

    Është gjithnjë mëse e sigurt se ekonomia nuk do të marrë pako të reja ndihme financiare nga shteti. Sektori i biznesit paralajmëron se kompanitë tani për tani janë larg të qenit të qëndrueshme. Thellimi i krizës nuk i ka shfaqur ende të gjitha efektet negative.

    Nga Konfederata e Bizneseve të Maqedonisë thanë për Alsat se kompanitë kanë nevojë për mbështetje nga shteti për promovim, në drejtim të kërkimit të tregjeve të reja, plasmanit të produkteve, aplikimit të teknologjive të reja dhe inovacionit.

    “Jemi vërtet të vegjël dhe të dobët dhe duhet të fokusohemi në rritjen e prezencës sonë në tregun global, veçanërisht për të mbajtur vendet e punës, për të promovuar vendin, për të promovuar ekonominë maqedonase. Në këtë mënyrë do të tërhiqen edhe investitorët edhe turistët. Tani për tani është pak”, tha Mile Boshkov – kryetar i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë.

    Ministria e Financave nuk jep detaje se për çfarë do të përdoren paratë me rishikimin e buxhetit. Ata thonë se në periudhën afatmesme do të jenë të fokusuar në zbatimin e reformave strukturore dhe realizimin e investimeve kapitale, në të njëjtën kohë arritjen e konsolidimit fiskal.

    “Me rishikimin reagojmë për t’iu përgjigjur krizës me uljen e shpenzimeve joproduktive, do të bëhet ridestinimi i projekteve dhe programeve sipas prioriteteve, si dhe rishpërndarje aty ku nuk ka realizim të mjaftueshëm”, thonë nga Ministria e Financave.

    Autoritetet pakon e fundit të masave në vlerë 400 milionë euro e drejtuan për të ndihmuar qytetarët dhe një pjesë të vogël kompanive. Qëndrimi i sektorit privat është se ndihmën financiare që ka marrë ekonomia nga shteti në tre vitet e fundit është më e ulëta në raport me vendet e rajonit. Ndërsa Qeveria vlerëson se masat që marrin kanë për qëllim ruajtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive.

    Lajmi Paraprak

    Viruset mbushin Pediatrinë në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Miq për kokë – Putini dhe Schröderi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë