Biznesmenët kërkojnë riparimin e shëtitores në Dibër

    Për afro një dekade pjesa qendrore e Dibrës të cilët dibranët e quajnë shëtitore, ka gjasa të ndryshohet për herë të tretë. Një pjese të pronarëve të bizneseve edhe pas rikonstruimit të ri të shëtitores, kanë shprehur haptazi kërkesa për një plan tjetër të kësaj pjese më atraktive të qyteti. Sqarimet e tyre janë se tani mungojnë parkingjet dhe për këtë shkak në bizneset e tyre ka një ngecje. Nga ana tjetër udhëheqësia e pushtetit vendor thotë se ajo mund të ndodh nëse respektohen normat ligjore dhe kërkesat të kenë një sqarim objektiv. Në një situatë të këtillë debate për kërkesat të biznesmenëve ka si në shoqatën e zejtarëve të Dibrës ashtu edhe në institucionet lokale.

    Të dhënat të pushtetit vendor në Dibër thonë se disa zejtarë dibran shprehin pakënaqësi edhe pas renovimit të shëtitores e cila tani ka një pamje moderne. Kjo pakënaqësi është sidomos për mungesën e parkingjeve në shëtitore edhe pse pushteti vendor me rikonstruimin e dytë ka lënë edhe parkingje. Në lidhje me këta kërkesa duke dhënë sqarime para këshilltarëve, kryetari i Dibrës Hekuran Duka tha se zanatçinjtë kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime. Por, sipas tij ndryshimet duhet të kenë argumente dhe të bazohen në përputhje me normat ligjore.

    “Në bisedën me disa nga zanatçinjtë të cilët kanë objekte afariste në qendër të Dibrës respektivisht në shëtitore, ata kanë shprehur kërkesa në interes të tyre. Është e drejtë e tyre që të bëjnë kërkesa. Por, ata kërkesa duhet të kenë argumente dhe të bëhen në mënyrë procedurale dhe nëse duhet që ata të kalojnë si të tilla, pushteti vendor t’i pranon ato kërkesa”, thotë Duka dhe shton se institucionet lokale do të japin argumentet e tyre. Sipas kryetarit të Dibrës pushteti vendor është një servis për qytetarët dhe gjithmonë do të punojnë në interes të tyre. Por, pas rikonstruimit të dytë të shëtitores, Duke thotë se jemi të bindur se projekti përmban të gjithë situatën objektive për një shëtitore ku ka edhe objekte afariste.

    Anëtarët e këshillit të komunës Dibër gjatë debateve poashtu kanë pohuar se kërkesat duhet të jenë objektive me qëllim që të ketë edhe një ndryshim të planit të shëtitores. Biseduam edhe me përfaqësues të shoqatës së zejtarëve dibran. Ata theksojnë se me ndryshimet të dyta që u bën me planin e shëtitores, janë lënë edhe vende për parkingje por ata nuk janë të mjaftueshme. Prandaj sipas tyre duhet të shihen edhe mundësitë për një plan të tretë.

    Kur jemi tek këta kërkesa të theksojmë se pas Luftës së Dytë Botërore kur rruga kryesore në Dibër kishte marr një pamje urbane, para afro një dekade me iniciativë të kryetarit të atëhershëm, tani të ndjerit Ruzhdi Lata, u ngrit një shëtitore tjetër krejtësisht ndryshe nga ajo që ka qenë më parë. Shëtitorja e cila është e gjatë afro 300 metra dhe fillon nga busti i Skënderbeut e deri tek shtëpia e pensionistëve me planin e parë që u realizua i dha një pamje krejtësisht tjetër Dibrës. Por, pesë vite pas të këtij projekti, pushteti vendor për shkak të dëmtimeve të mëdha kryesisht të gurëve të vendosura në shëtitore, në pjesën ku kalonin automjetet, vendosi asfalt. Poashtu u bënë edhe ndryshime të tjera dhe u la vend për parking. Por, siç duket pronarët e objekteve afariste nuk ishin të kënaqur në një pjesë të tyre edhe nga projekti i dytë i cili u realizua nga kryetari aktual Hekuran Duka. Prandaj pritet që shumë shpejt të zgjidhet edhe problemi i kërkesave të një pjese të zanatçinjve për të patur edhe një projekt të ri të shëtitores.

    Tani për tani pushteti vendor ka argumente se kjo nuk ka nevojë të ndodh, meqë ata që përgatitnin planet e shëtitores janë të bindur se plani i dytë ishte më i mirë.

    Lajmi Paraprak

    Si të reduktoni stresin!

    Lajmi i rradhës

    Maqedonasit dhe shqiptarët, popujt më jo-intelegjentë në Europë (Infografik)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë