Blerja e objektit në Tetovë nga ana e BDI-së – Prokuroria duhet të hap lëndë!

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, gjatë ditës së sotme ka thënë se blerja e objektit në Tetovë nga ana e BDI-së, në një sipërfaqe prej 1400 metra katror ngrit dyshime të mëdha, e për të cilat prokuroria duhet të hap lëndë, përcjell Nistori.

    “Në hulumtimet e mediave është mësuar se ky objekt ka qenë në pronësi të një kompanie private, e cila më pas ia ka shitur një kompanie të dytë, për të përfunduar në fund duke e blerë BDI. Nga kompania kanë thënë se objekti nuk është dhënë me qera, ndërsa, të gjithë tetovarët janë dëshmitarë se për vite të tëra këtu ka qëndruar mbishkrimi i Forumit Rinor të BDI-së. Pyesim në çfarë baze e ka shfrytëzuar BDI në të kaluarën këtë objekt. Kompania që e ka poseduar fillimisht këtë objekt, njihet si një nga kompanitë më profitabile që ka fituar edhe shumë tenderë nga institucione që udhëhiqen nga funksionarë të BDI-së”, tha Adnan Neziri, deputet i ASh-së.

    Neziri shton se nga BDI kanë thënë se për blerjen e objektit kanë marrë kredi prej 900.000 euro të cilën do ta kthejnë për 7 vite.

    “Kjo i bie se BDI do të duhet të kthejë nga 128 mijë euro në vit, pa llogaritur këtu kamatën. Ku do t’i merr këto para BDI, nga është e sigurt se do tu sigurojë. Duam të njoftojmë opinionin poashtu se për koincidencë, pjesën tjetër apo më të madhe të këtij objekti gjigant e posedojnë Posta e Maqedonisë dhe kompania Telekom, që në Maqedoni hyri si investim i kompanisë Maxhar Telekom. Çfarë koincidence!?”, shtoi më tej Neziri.

    Lajmi Paraprak

    Burokracia pengon modernizimin?

    Lajmi i rradhës

    Rasti për ryshfet në “Bllacë”, për përgjegjësi penale duhet të vendos Prokuroria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë