Bojaxhiev: fëmijët tanë janë analfabetë funksionalë! E mbarojnë shkollën fillore pa lexuar asnjë libër

    Profesori i “American College” në Shkup, Marjan Bojaxhiev në Daily Click në TV21 tha se rrjetet sociale po krijojnë analfabetë funksionalë. Ai thotë se ka fëmijë që e kryejnë shkollën fillore pa lexuar asnjë libër, përcjell Nistori.

    “Fëmijët tanë janë analfabetë funksionalë. Shkollën fillore e kryejnë fëmijë që janë analfabetë funksionalë. Shikojnë Tik Tok, si është ajo “riding baj bullets”. Nuk kanë lexuar asnjë libër. Si mendojmë ne të ndërtojmë diçka në të ardhmen. Shikoj tani se kryeministri dhe qeveria tani nervozohen për shembull, sistemi gjyqësor nuk merr masa, nuk arreston e kështu me radhë, me gjasë ka kundërshtim pasiv, por problemi më i madh është mungesa e kuadrit. Kemi kuadro jo adekuat, të pa aftë për ta kryer punën”, tha Bojaxhiev në Daily Click.

    Bojaxhiev foli edhe për sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se shteti duhet të lejojë që edhe pas pensionimit, persona të caktuar me vet dëshirë të vazhdojnë të punojnë në sektorin privat, të rriten kontributet për sigurim pensional dhe të zgjerohet numri i personave që paguajnë sigurim pensional, pasi sipas tij, ka ekonomi gri dhe ka kompani e persona që nuk paguajnë sigurim pensional.

    “Të harrojmë rritjet e pensioneve, real të jemi. Kjo përrallë thjesht…nuk mundemi ne politikisht të themi tani do i rrisim kaq, nesër kaq, vijnë zgjedhjet…nuk ka, ajo rritje është vjedhje, ne e thamë në fillim, kur e cekëm se po ikin fëmijët tanë, ne vjedhim nga fëmijët tanë. Si mundet, vjen qeveria, Kuvendi, unë, ti , aha ne do të hyjmë në borxh. Kush do ta kthejë atë borxh? Fëmijët tanë”, tha mes tjerash Bojaxhiev duke shtuar se nuk flet vetëm për pensionistët, por edhe për shpenzimet e ndryshme burokratike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BDI i replikon LSDM-së se po përpiqet të ringrihet nëpërmjet albanofobisë

    Lajmi i rradhës

    Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë