Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut ka marrë përmasa alarmante

    Rritja e borxhit publik në 64.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto i hap rrugën vendit të bjerë në një krizë borxhi. Me këtë ritëm, në planin afatgjatë ekziston rreziku i destabilitetit financiar, me të cilin nuk do të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik, thotë profesori i universitetit Nikolla Popovski. Nëse nuk ndërmarrim hapa konkret, mund të ndodhë që të mos i shlyejmë borxhet tona, thotë Popovski.

    Shumë vende kanë probleme në shlyerjen e borxhit publik, veçanërisht nëse përdoret në mënyrë joproduktive, dhe tani po përdoret në mënyrë joproduktive sepse shërben për të financuar ato pjesë të ekonomisë që normalisht do të gjeneronin disa të ardhura, që ata tani po i humbin tani për shkak të pandemisë.” Tani ajo duket e lehtë, e pranueshme për politikanët dhe për të gjithë pse në një farë mënyre i tejkalon problemet e krizës, por ajo do të mbetet dhe nëse nuk përfundon, të fillohet me kursimin, mund të përfundojmë në probleme më të mëdha”, tha Nikolla Popovski, profesor universitar.

    Qeveria që tani duhet të fillojë me krijimin e politikave për kursim dhe plane konkrete se si ekonomia të realizojë rritje.

    Borxhi publik nga tani do të duhet të shfrytëzohet në mënyrë më racionale, jo t’i fikë zjarret e vogla që shfaqen në ekonominë, por të mendojë të shfrytëzohet për rritjen e ardhshme të ekonomisë, por kjo tani nuk është rast për shkak të krizës“, theksoi Nikolla Popovski, profesor universitar.

    Lartësia e borxhit publik deri në qershor arrin 7,4 miliardë euro ose 64,4 për qind të PBB. Kjo përqindje i tejkalon edhe pritjet e Qeverisë meqë në strategjinë fiskale për menaxhimin e borxhit publik pritej që vendi vitin 2021 ta përfundojë me borxh publik prej 63,9 për qind. Rritje rekorde të borxhit publik prej 66 për qind pritet në vitin 2022. Strategjia e Qeverisë është që përmes zvogëlimit të administratës publike dhe rritjes më të madhe ekonomike borxhi të stabilizohet deri në vitin 2026./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rreziku nga zjarret, avionët në Maqedoninë e Veriut janë jashtë funksioni

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Një pjesë të madhe të numrit të sapoinfektuarve e përbëjnë udhëtarët nga jashtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë