Botuesit e Tiranës akuzojnë komunën e Tetovës për pirateri të veprave të Kadaresë

    Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë problem që tashmë nuk është vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, raporton Euronews.

    Ka qenë botuesi Bujar Hudhri, i cili ka bërë me dije se me fondet e komunës së Tetovës, janë blerë mijëra copë librash të shtypur pa të drejta autori nga shtypshkronja pirate në Tetovë. Hudhri hedh akuza se kryetari i komunës së Tetovës, me disa ceremoni këto libra ua ka dhuruar shkollave të mesme.

    Nisur nga kjo situatë, Shoqata e botuesve shqiptarë mbajti një konferencë për mediat.

    “Janë shumë faqe që s’kanojnë librat tanë pa të drejta dhe i shesin ato. E kemi këtë shumë shqetësuese piraterinë e formatit elektronik. Janë disa shpi botuese që shesin nëpër librari, librat tonë të piratuara. Çështja është shqetësuese sepse këtu është përfshirë shteti. Është shteti i Maqedonisë së Veriut që ka blerë libra dhe ka dhuruar libra”, tha Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve.

    Në konferencë u bë me dije se të gjithë titujt janë libra që u janë vjedhur botuesve nga Tirana, përveç dëmit ekonomik, pësojnë edhe dëmin moral, sepse botimet janë shtypur me cilësi të dobët tipografike duke ia prishur imazhin e shtëpive botuese të Shqipërisë.

    “Kemi shumë probleme këtu, ku shohim librari apo individë që i shesin  librat gati origjinal. Problemi me Kosovën është problemi më i madh sepse atje ka shumë financime nga shteti i Kosovës për të blerë libra dhe kjo është një mundësi e artë për biznes. Kanë bërë libra piratë në marrëveshje me komunat, dhe që i çojnë drejt e në biblioteka. Te Maqedonia e Veriut, kanë avancuar aq shumë sa vetë shteti, vetë kryetari I komunës blenë një mall të vjedhur që janë librat e botuesve shqiptarë 5450 libra. Unë e kam hedh në gjyq kryetarin e Komunës së Tetovës sepse shteti është përfshirë përmes tij”, tha Bujar Hudhri.

    Hudhri bëri me dije se janë vjedhur dhe librat e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë, dhe këto libra shkojnë të përgjysmuar në biblioteka ndërsa shton se më këtë fenomen po bëhet biznes.

    Kujtojmë se shtëpia botuese Onufri nga Shqipëria në prokurorinë e Tetovës, më 26 maj dorëzoi padi ndaj komunës dhe kreut saj Bilall Kasami, për shkelje të të drejtave të autorësisë. Nga kjo shtëpi botuese thonë se Komuna ka blerë libra nga një shtëpi botuese e cila nuk i ka të drejtat për botimin e librave të Ismail Kadaresë.

    Lajmi Paraprak

    Përditësim për mendjet

    Lajmi i rradhës

    Sa orë punon për një kafe? Ekonomia e qytetarit në një filxhan!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë