Bujqit e Tetovës kërkojnë kompensimin e dëmeve

    Bujqit e Tetovës të cilët pësuan dëme të mëdha si pasojë e motit të lig më 23 qershor, kërkojnë që shteti sa më shpejt të bëjë kompensimin e dëmeve sepse afrohen edhe të mbjellurat e vjeshtës dhe ata janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet, shkaku se sezoni i sivjetshëm dështoi tërësisht.

    “Presim t’i lëshojnë mjetet sa më shpejtë, jo ti vonojnë që të kemi mundësi për të ardhmen të nisim të punojmë, sepse dëmi është i madh. Sa do të na paguajnë nuk e dimë, vetëm e dimë se kemi dëme të mëdha. Të na lëshojnë mjetet që të mund të përgatitemi për vitin e ardhshëm se ky vit mbaroi. Duhet të na ndihmojnë se ne shkojmë në kapitullim. Nëse nuk na japin këtë ndihmë, nuk kena mundësi që të vazhdojmë më tutje”, thotë Orhan Fejzullahu, bujk.

    Bujqit janë shprehur se komisioni ka dalur në teren dhe e ka përfunduar punën e tyre. Por, ata presin ndihmën e shtetit, ngase nuk mund të përballojnë që sërish nga xhepi i tyre të bëjnë shpenzojnë kurse në të kundërtën ky është fundi i bujqësisë në Tetovë.

    “Nëse i vonojnë në nuk mund të lëvrojmë tokën për ta mbjellur vjeshtore, ata kushtojnë të gjitha. Duhet të blihet nafta, duhet të blihet fara, siç e shihni, kanë mbetur pa u korrur shumë tokë me grurë sepse nuk ka asgjë. Shumë patate kanë mbetur në tokë sepse breshëri i ka prishur të gjitha. Kam që 60 vite që merrem me bujqësi, por kjo që ka ndodh këtë vit nuk ka ndodhur asnjëherë”, thotë Ismail Beqiri, bujk nga Tetova.

    Gjithsej 537 persona nga Tetova kanë denoncuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut më 23 qershor. Dëmet janë në bujqësi, shtëpi të vërshuara dhe vetura, të cilët pësuan nga breshëri. Pas pesë jave, komisioni për vlerësimin e dëmeve ka shqyrtuar 90 për qind të kërkesave dhe kanë mbetur afër 40 lëndë pa u shqyrtuar.

    “Në bazë të dinamikës së punës, janë shqyrtuar mbi 90 për qind e lëndëve apo kërkesave. Komisioni komunal ka dalur në vendngjarje dhe ka konstatuar se në ato vende toka bujqësore ka dëme. Pastaj së bashku me komisionin qendror për vlerësimin e dëmeve në Shkup do të sjellin një vendim të përbashkët se sa do të vlerësohet dëme në toka private apo nëpër shtëpi. Faza e parë ka qenë dalja në teren e komisionit, pastaj është faza e dytë ku dy komisionet ai lokal dhe qendror të sjellin një vendim rreth vlerësimit të dëmit dhe pastaj është instanca e tretë edhe kur do të dihet se kur do të mund të dëmshpërblehen dëmet”, tha Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

    Ministria e Bujqësisë ka gjetur zgjidhje për kompensimin e dëmeve për të gjithë personat që nuk kanë pasur kontratë për shfrytëzimin me qira të tokave që ua dëmtoi moti i keq. Sipas Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, këta persona, janë këshilluar të gjithë që të bëjnë deklarata tek noteri, me të cilat do konfirmojnë se janë shfrytëzues pa kontratë të tokës dhe e njëjta do t’iu pranohet. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    FONDET IPA / Maqedonia e Veriut për tre vjet humbi 122 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    Një muaj qeverisje e mospajtime!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë