Bullgaria me akuza ndaj Maqedonisë së Veriut për bllokimin e Korridorit 8

    Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Bullgarisë njoftoi se prej tre muajsh është në pritje të përgjigjes nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me propozimin për nënshkrimin e marrëveshjes ndërqeveritare për ndërtimin e tunelit hekurudhor në kuadër të Korridorit 8.

    Sipas ministrisë bullgare, më 15 janar të këtij viti është dërguar zyrtarisht një projekt-marrëveshje për ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore ndërkufitare përmes tunelit ndërmjet dy vendeve, e cila do të jetë pjesë e infrastrukturës së transportit strategjik- Korridorit VIII.

    “Kjo është e vetmja çështje e hapur midis dy vendeve në fushën e transportit hekurudhor. Megjithatë, ajo nuk është vetëm e një rëndësie dypalëshe, por gjithashtu përfaqëson një element kyç në arkitekturën e sigurisë kolektive të NATO-s dhe lidhjes midis vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratë.

    Bullgaria, siç thuhet nga ministria, është e gatshme që menjëherë të nënshkruajë marrëveshjen dhe të fillojë me realizimin e projektit, por nga pala maqedonase deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Shtohet se ka kërkesa për takime pa axhendë të caktuar, gjë që sipas Sofjes po e vonon projektin.

    “Mosgatishmëria e Shkupit për kumtuar vërejtjet e veta apo për të konfirmuar marrëveshjen në formën e propozuar, rrezikon ndërtimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë bullgare.

    Ata gjithashtu theksojnë se Bullgaria do të vazhdojë në mënyrë të pavarur të zhvillojë dhe modernizojë seksionet e Korridorit VIII në territorin e saj, për të cilin deri më tani janë investuar mbi 4 miliardë leva.

    “Ne po mobilizojmë vëmendjen e partnerëve tanë në NATO dhe BE për këtë çështje. Është thelbësore që Korridori VIII të jetë një prioritet për të gjithë rajonin,” thonë nga ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Republikës së Bullgarisë.

    Lajmi Paraprak

    ‘Kur të më jesh e zemëruar’

    Lajmi i rradhës

    Dashuria si prehje dhe si dramë shpirtërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë