Buxheti për shëndetësi do të rritet për 100 milionë euro në vitin 2025

    Institucionet shëndetësore publike këtë vit do të marrin buxhet të rritur për njëqind milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi të premten kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së çelësave nga ndërtesa e re e destinuar për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Koçanit, përcjell Nistori.

    “Mund të them se institucionet publike shëndetësore do të marrin buxhet mbi njëqind milionë euro në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar dhe nëse vitin e kaluar buxheti ishte diku rreth 27 miliardë denarë, tani është diku rreth 33.2 miliardë denarë apo 540 milionë euro”, theksoi Mickoski.

    Ai shtoi se pagesa e rritjes së të ardhurave personale për mjekët dhe personelin mjekësor do të vazhdojë me pagën e muajit mars.

    Mickoski shprehu besimin se më në fund qytetarët do t’i marrin shërbimet shëndetësore që meritojnë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shteti Bektashi, një propozim “si e do hasmi”

    Lajmi i rradhës

    RMV në top 3 për rritjen e çmimit të bukës në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë