Bytyqi: Duhet të përgatitemi për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

    Fatmir Bytyqi nga LSDM tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekzekutiv partia do të duhet të përgatitet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, që është caktuar për ditën e enjte.

    “Duhet të përgatitemi për të enjten, para nesh kemi sfida të mëdha ekonomike dhe shoqërore, për të cilat mendoj se sot do të diskutojmë dhe do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë”, tha mes tjerash Bytyqi.

    Bytyqi tha mendon se ka tema më të rëndësishme se dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, për të cilat do të duhet të diskutohet.

    “Mendoj se është akt demokratik, duhet të mësohemi me akte të tilla demokratike, por nuk do të thotë se kryeministri Zaev nuk na duhet. Vlerësoj se tani i duhet shoqërisë dhe duhet për udhëheqje me qeverinë. Nuk e di nëse sot do të diskutojmë për dorëheqjen. Mendoj se ka tema më të rëndësishme, si kriza energjetike, kriza ekonomike dhe pandemia”, tha mes tjerash Bytyqi. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Squid Game, ose kapitalizmi me fytyrë çnjeriu

    Lajmi i rradhës

    Leksion për studentët e artit: Duhet ta gjeni atë në jetë dhe ta rikrijoni në art

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë