Bytyqi: huamarrja nga Hungaria, tradhti kombëtare

    Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së vlerëson se huamarrja nga Hungaria, që mori dritë jeshile në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është tradhti kombëtare.

    Sipas tij, kjo ka pasoja edhe ndaj ekonomisë dhe paraqet goditje ndaj kompanive vendase.

    “Kjo huamarrje është goditje për kompanitë vendase, largimin e tyre nga orbita ekonomike e kësaj Qeverie. Kjo është goditje ndaj mundit të bizneseve të Maqedonisë, tradhti ekonomike e mëmëdheut”, tha Bytyqi.

    Bytyqi më tej vlerëson se huamarrjet, si kjo, të cilat vijnë nga bankat EKSIM, pavarësisht se a është prej Hungarisë ose ndonjë shtet tjetër, kushtëzojnë që paratë të shfrytëzohen vetëm për firmat të cilat vijnë nga shteti amë.

    Lajmi Paraprak

    Në Shkup ngjiten pamflete antishqiptare, fushatë kundër bizneseve shqiptare në RMV

    Lajmi i rradhës

    Tërshëra, 3 gabimet që të pengojnë të humbisni peshën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë