Qytetarët sot në Shkup kanë protestuar ndaj ajrit të ndotur dhe potencuan se edhe pse autoritetet thonë se ky problem nuk zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, kanë kaluar shumë vite dhe nuk është bërë asgjë, përcjell Nistori.
Ata u tërhoqën vërejtjen edhe kryetarëve të komunave që thonë se nuk kanë një shkop magjik për të zgjidhur ndotjen e ajrit.
Me një marsh protestues, i cili filloi para Ministrisë së Mjedisit, sot pasdite nisma “Green Human City” së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile shprehën pakënaqësinë e tyre për shkallën alarmante të ndotjes së ajrit në RMV.
“Herën tjetër duhet të marshojmë para ambasadave, sepse ata kujdesen më shumë se të zgjedhurit tanë”, thanë ata në protestë.
“Shpenzohen miliarda, ndërsa për ajrin asgjë. Asgjë! Për shkak se buxheti është i rezervuar për diçka tjetër. Për tenderë për blerjen e naftës për shokët e tyre. Mbi 700 institucione publike në Maqedoni çdo vit shpenzojnë mbi 20 milionë euro për të blerë naftë që të ngrohen dhe ta ndotin ajrin”, deklaroi aktivisti Jane Dimeski.
Qytetarët thërrisnin “Duam ajër”, “Vrasës”, “Çfarë po marrin frymë fëmijët tuaj?”. Disa mijëra qytetarë vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur. /Nistori/