Çdo fund javë do të ketë transport publik Tetovë – Kodra e Diellit

    Kodra e Diellit / Fotografia: Emir Hamzi

    Komuna e Tetovës informon qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo javë do të fillojë të funksionojë linja e rregullt e transportit publik në drejtimin “Tetovë – Kodër e Diellit- Tetovë”, përcjell Nistori.

    Nga Komuna thonë se kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel.

    “Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike”.

    “Kjo linjë dukshëm do të ndikojë jo vetëm në rritjen e numrit të turistëve, por edhe në lehtësimin e komunikacionit në këtë kas rrugor. Le t’i shijojmë së bashku bukuritë e Kodrës së Diellit. Jemi në shërbim të qytetarëve!”, thonë nga Komuna e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dieta vegjetariane zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrëve tek meshkujt

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: qytetarët e RMV t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë