Çfarë do të hanë të burgosurit në Idrizovë për 1.2 milionë euro!

    Sipas kreut të Drejtorisë së Sanksioneve, Marjan Spasovski, aktualisht 1193 të burgosur në Shkup janë të vendosur në Idrizovë dhe 40 të tjerë në repartin e hapur në Veles. Nëse llogaritet çmimi i përgjithshëm i ushqimit, në menynë ditore për çdo të burgosur do të ndahen 150 denarë për ushqim çdo ditë të vitit, të cilat sipas tij shërbehen tri herë në ditë, por është kujdesur që të ketë ushqim të cilësisë së lartë dhe që përmban kalori dhe energji të mjaftueshme

    Burgu i Idrizovës, si burgu më i madh në vend, do të sigurojë ushqim për të burgosurit në vlerë të përgjithshme prej 1.2 milionë euro. Lista përfshin më shumë se 150 produkte mishi, perime, fruta, ushqime meze dhe produkte të tjera ushqimore për të cilat burgu “Idrizovë” ka zgjedhur një nga gjashtë ofertat. Harxhimi më i madh për një artikull është ai për jogurtin, shifër që arrin deri në 80 mijë euro për të gjithë vitin. Ndër artikujt individualë më të vlefshëm janë produktet e tjera të qumështit, duke përfshirë djathin serb për 67.000 euro si dhe ajkën sllovene. Një shumë e madhe është ndarë për blerjen e vezëve, ku burgu do të ndajë 41 mijë euro për blerjen e 260.000 të klasës A.

    Në menynë e burgut të “Idrizovës” dhe në departamentin e hapur të tij në Veles, do të ketë dhe produkte të mishit. Siç është mishi i viçit, lopës dhe pulës do të dominojnë më shumë. Sigurisht nga llojet e produkteve të mishit të ngrirë. Për blerjen e mishit janë ndarë 44.000 euro, derisa 33.600 euro për salsiçet e viçit dhe rreth 32.000 euro për biftek pule. Në meny ka edhe peshk dhe këtu do të serohen edhe sardelet e konservuara, për të cilat burgu do të paguajë 27.600 euro.

    Perimet kryesore do të jetë fasulja dhe është ndarë shuma prej 28.600 euro për ta blerë. Ndërsa për patate janë ndarë 11.800 euro. Administrata e burgut do të furnizohet 13 ton patate dhe 8 ton fasule.

    Për të burgosurit do të ketë edhe ëmbëlsira dhe për blerjen e tyre janë ndarë 35.000 euro do të shpenzohen për puding gjerman me aroma të ndryshme. Do të ketë edhe fruta. Mollë, banane, limon, portokall dhe kumbulla me fara. Bananet sjellin pjesën më të madhe të buxhetit të frutave dhe për to janë planifikuar 8.900 euro. Nga artikujt e tjerë më domethënës, është vaji i ullirit për të cilët janë ndarë 19 mijë euro.

    Sipas kreut të Drejtorisë së Sanksioneve, Marjan Spasovski, aktualisht 1193 të burgosur në Shkup janë të vendosur në Idrizovë dhe 40 të tjerë në repartin e hapur në Veles. Nëse llogaritet çmimi i përgjithshëm i ushqimit, në menynë ditore për çdo të burgosur do të ndahen 150 denarë për ushqim çdo ditë të vitit, të cilat sipas tij shërbehen tri herë në ditë, por është kujdesur që të ketë ushqim të cilësisë së lartë dhe që përmban kalori dhe energji të mjaftueshme.

    Ndryshe, vazhdimisht Avokati i Popullit por edhe raportet ndërkombëtare kanë raportuar për keq ushqyerjen në burgjet e vendit tonë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?

    Lajmi i rradhës

    Aggeler përsëri e drejtpërdrejtë: Korrupsioni vazhdon të pengojë përparimin e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë