Çfarë u diskutua në takimin e sotshëm mes partnerëve qeveritar?!

    Ka përfunduar takimi i partnerëve qeveritar, ku pas këtij takimi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, doli para mediave për të treguar se çka kanë diskutuar.

    Ai tha se ndër diskutimet ka qenë propozimi francez, derisa theksoi se në lidhje me këtë Qeveria do të jap edhe një qëndrim të saj.

    “Diplomatët dhe ekspertët më me përvojë bëjnë analizë të këtij dokumenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Megjithatë nuk do ta komentojmë dhe normalisht nuk do të jetë objekt diskutimi sepse nuk është akoma propozim i dakorduar nga 26 vende anëtare të BE-së, duke përjashtuar Francën e cila e jep propozimin. Ne e ndjekim zhvillimin e ngjarjeve ne Kuvendin e Bullgarisë. Nëse atje miratohet ky propozim dhe kur të dërgohet zyrtarisht në vendin tonë atëherë kuptohet që do të jetë objekt analize në detaje dhe i shpërndarë në institucionet e vendit”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

    Kryeministri, një rëndësi të veçantë i dha edhe opozitës, ku tha se me partnerët e koalicionit kanë diskutuar se si opozita për dy vite radhazi, me kërcenime dhe bllokada kanë bllokuar ligjet për qytetarët, ligjin për buxhetin e shumë ligje të tjera.

    “Të gjithë bashkë erdhëm në përfundim se zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve por do t’i thellojnë ato. Prandaj zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024. Në periudhën e ardhshme vazhdojmë me zgjidhjen e krizës përmes pakos së re të krizave anti-krizë, reforma sistemore, luftë joselektive kundër korrupsionit të lartë dhe harmonizim të legjislaturës zgjedhore me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së”, ka thënë Kovaçevski.

    “Opozita të punojë në favor të qytetarëve se për atë janë zgjedhur”, shtoi Kovaçevski, derisa iu përgjigje edhe pyetjeve të gazetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Institucionet i tradhton “Google translate” kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe

    Lajmi i rradhës

    Matka, vendi që më shumë vizitohet nga turistët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë