Chollet: Me Kurtin biseduam për rëndësinë e votimit të serbëve në Kosovë, për zgjedhjet e Serbisë

    Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

    Siç njofton Chollet në Twitter, me Kurtin ka folur për agresionin rus në Ukrainë, dhe zgjedhjet parlamentare e presidenciale serbe të 3 prillit.

    Ai theksoi rëndësinë e votimit të serbëve në Kosovës, në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë.

    “Me kryeminsitrin Albin Kurti. E falënderoi atë për mbështetjen e tij të fortë në Ukrainë dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë që do të mbahen me 3 prilli”, shkroi kështilltari i DASH.

    Javën e kaluar, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Kosova do ta shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, nëse Beogradi zyrtar i dërgon kërkesë Qeverisë së Kosovës.

    “Përgjigja e institucioneve të Kosovës, tashmë e konfirmuar edhe në nivel të legjislativit, është që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti i Serbisë drejtuar shtetit të Kosovës me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane, do të shqyrtohej ajo kërkesë dhe do të merrej vendimi për apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Ajo shtoi se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare nga Serbia drejtuar institucioneve të Kosovës.

    Ndërkaq, duhet theksuar se më 16 janar, nuk u lejua hapja e vendvotimeve në Kosovë, për votimin e serbëve në referendumin e Serbisë.

    Me kërkesën e kryeministrit Kurti, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 15 janar të këtij viti miratoi rezolutën që kundërshtonte mbajtjen e votimeve në Kosovë për referendumin e shtetit të Serbisë, për ndryshime kushtetuese.

    OSBE-ja ka bërë të ditur se se janë të gatshëm të grumbullojnë votat edhe për zgjedhjet e reja, por me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse.

    Lajmi Paraprak

    Pse ndodh hemoragjia nga hundët

    Lajmi i rradhës

    Si të veproni kur fëmija ju godet?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë