Cilësia e dobët në universitetet e Maqedonisë, largon studentët jashtë vendit

    Interesimi i të rinjve në Maqedoninë e Veriut për të studiuar jashtë vendit është në rritje, pavarësisht numrit të madh të institucioneve të larta arsimore, qofshin ata publike apo private. Kjo, për shkak të, siç shprehen ata, mungesës së perspektivës dhe mundësive për të qenë të pavarur.

    Dëshira për një karrierë ndërkombëtare, sigurimi i një pune dhe page më të mirë në rast se rikthehen në vendlindje, si dhe më e rëndësishmja cilësia e ulët në universitete në Maqedoninë e Veriut për shkak të nepotizmit, janë arsyet që i çojnë të rinjtë për të studiuar jashtë vendit.

    Interesimi i të rinjve në Maqedoninë e Veriut për të studiuar jashtë vendit është në rritje, pavarësisht numrit të madh të institucioneve të larta arsimore, qofshin ata publike apo private. Kjo, për shkak të, siç shprehen ata, mungesës së perspektivës dhe mundësive për të qenë të pavarur.

    Dëshira për një karrierë ndërkombëtare, sigurimi i një pune dhe page më të mirë në rast se rikthehen në vendlindje, si dhe më e rëndësishmja cilësia e ulët në universitete në Maqedoninë e Veriut për shkak të nepotizmit, janë arsyet që i çojnë të rinjtë për të studiuar jashtë vendit.

    Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, është zotuar se statusi i studentëve mbetet në fokus të angazhimit të Qeverisë që ai drejton, përfshirë këtu ushqim më cilësor në mensa, si dhe kushte në konviktet e studentëve.

    Studentët e rregullt, për ushqim marrin rreth 40 euro.

    Por, profesoresha universitare, Maja Stevanoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtet e studentëve diktojnë dhe rezultatet e tyre akademike, andaj të rinjtë nga vendi tregojnë rezultate të jashtëzakonshme në vendet e zhvilluara në kundrejt rezultateve që tregojnë në vend.

    “Nuk duhet plotësuar vetëm kushtet minimale, por duhet krijuar kushte për një jetë të dinjitetshme për studentët, si për procesin e studimeve, ashtu dhe për jetesën e studentëve, që këta të rinj të mund të tregojnë rezultate maksimale në jetën akademike. Jemi shumë larg plotësimit të këtyre standardeve”, thotë Stevanoviq, anëtare e Sindikatës së Pavarur Akademike, e cila mbështeti protestat e studentëve gjatë tetorit të vitit të kaluar për rritjen e standardit të studentëve.

    Kthimi në vendlindje, shumë i vështirë

    Sfidë më vete mbetet kthimi i të rinjve që studiojnë jashtë Maqedonisë së Veriut.

    Eranda Ajdini thotë se ende është herët për të folur se ku do ta ushtrojë profesionin e saj si juriste. Megjithëkëtë thekson se vendimtare për të zgjedhur këtë drejtim, ka qenë mungesa e kuadrit në Maqedoninë e Veriut që monitoron procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

    “Pas studimeve ndoshta do të kthehem në Maqedoni [të Veriut], pasi fundja dëshirojmë të sjellim ndryshime pozitive për shoqërinë në këtë vend. Si synim kam që të ndryshohen disa fenomene negative që i kemi në shoqëri. Por, gjithçka do të varet se çka do të marr pas studimeve bachellor”, thotë Eranda.

    Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut tashmë dhjetë vjet ndan bursa në vlerë deri në 40 mijë euro për studentët, të cilët arrijnë të regjistrohen në universitete prestigjioze të botës, të cilat radhiten në 100 vendet e para sipas Listës së Shangait.

    Nga Ministria e Arsimit për Radion Evropa e Lirë bëjnë të ditur se këtë mundësi për studimet bachellor në universite prestigjioze gjatë vitit akademik 2020-2021 e kanë shfrytëzuar 21 studentë, në vitin akademik 2021-2022, 29 studentë, dhe në vitin 2022-2023, 38 studentë.

    Megjithatë ka dhe shumë studentë, të cilët vendosin të studiojnë jashtë vendit duke u mbështetur në buxhetin familjar.

    Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk kanë shifra të sakta se sa është numri i studentëve që brenda vitit vendosin për të studiuar jashtë vendit. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e Maqedonisë e fillon 2023 me brenga të vjetra

    Lajmi i rradhës

    Si mund ta dalloni mjegullën nga ndotja e ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë