Çka nëse Onishçenko ka ardhur të zgjerojë ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut?

    Naqe Çulev parashtroi disa teza në “Rruga drejt”, me fuqinë politike dhe ekonomike të oligarkut ukrainas Onishçenkos, nënshtetësia e RMV-së të cilit iu dha më herët, tha se çka nëse është një skenar i Rusisë, për të shtrirë ndikimin e saj në Maqedoni të Veriut, përcjell Nistori.

    “Çfarë nëse Oleksandar Onishçenko si pjesë e rrjetit rus të zbulimit dhe si oligark me ndikim të madh dhe fuqi financiare është aksion zbulimi dhe i sigurisë i sajuar nga Rusia për zbatimin në shoqërinë e Maqedonisë dhe biznesin e energjisë sepse e dimë që ai do të regjistrojë kompani për gaz dhe energji dhe dëshiron të hyjë në një kompani të madhe maqedonase të energjisë sipas informacioneve të mia. Kështu etablohet në shoqërinë e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë manifeston ndikim rus”, deklaroi Çulev.

    Shtetësia e oligarkut kontraverz ukrainas, Oleksander Onishçenko ishte rasti që i luhati themelet e Agjensisë për Siguri Kombëtare, si ndodhi që të paiset me shtetësi, ishte lëshim apo diçka e qëllimshme.

    I pyetur për rastin e Onishçenkos, ish-drejtori i Agjensisë për Siguri Kombëtare, Çulev tha se me ligjin e ASK-së nuk është paraparë që të konsultohen NATO partnerët.

    “Në rastin konkret askund me ligjin e ASK-së nuk është përcaktuar se duhet të kërkohet mendim nga partnerë ndërkombëtar. Pra bëhet fjalë për kontroll të thjeshtë sigurie për pranim të shtetësisë dhe në këtë rast nuk duhet të kërkohet mendim nga partnerë ndërkombëtarë”, tha Naqe Çulev, ish drejtor i Ajgnesisë për Siguri Kombëtare dhe ish minister i Brendshëm.

    Ai më tej pyeti drejtorin e ASK-së nëse për të gjithë, rreth 150 shtetësitë që janë dhënë paraprakisht për shtetas të huaj është kërkuar mendim nga NATO partnerët apo nëse për 80 mijë kontrolle sigurie që  janë bërë është kërkuar mendim  nga NATO partnerët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    NGA MIQ, NË ARMIQ! Përplasjet VMRO-Arsovska

    Lajmi i rradhës

    Sofja akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë