Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,09 % në raport me vendimin e datës 12.5.2022.
    Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/l.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,258 den/kg dhe tani do të jetë 52,436 den/kg.

    Nga data 17.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    EUROSUPER BS – 95 92,00 (denarë/litër)
    EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
    EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)

    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 84,00 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 52,436 (denarë/kilogram)

    Lajmi Paraprak

    Pse na duhet një President antikomunist

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, zgjidhet problemi që mbante peng bulevardin “Bllagoja Toska”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë