Çmimet janë rritur në RMV gjatë festës së Pashkëve

    Tryeza e Pashkëve është tepër e shtrenjtë për qytetarët. Ata thonë se çmimet janë rritur para festës. Ankohen se sofra modeste e Pashkëve po bëhet tashmë luks për shumë familje. Ata reagojnë se është bërë traditë që te ne të rriten çmimet çdo vit para festave.

    -Zonjë e kanë traditë që ta vendosin çmime të larta, shihet nga populli se nuk ka fluks. Kjo tashmë është punë e “vdekur”. Edhe po deshe ta respektosh traditën nuk mundesh.

    -680 denarë një kilogram mish viçi. Ndërsa 250 denarë është çmimi blerës. Edhe matematika thotë gjysmë për gjysme shkon mishi i viçit, nga 250 në 500 denarë, ndërsa arrin deri 680 denarë, i kujt është fitimi?!

    -Edhe trangujt edhe domatet janë të importuara, nuk ka asgjë vendore për fat të keq. Unë jetoj në fshat, nuk ruajnë as pula, as dhi, as gomar, as kal, asgjë.

    -Ka rritje të çmimit. Për shkak se unë kur blej vezë çmimi ishte 210 denarë, tani janë 230 denarë. Kërpudhat që kanë qenë 200, 220 denarë, tani janë 250 denarë. Patatet kanë qenë 50 tani janë 70 denarë.

    -Gjithçka është rritur. Nuk janë ulur çmimet.

    -Për mua jo. Pse nga fara ta nxjerrësh këtë- sa është kjo? Plus ka nxemje gjatë dimrit.

    -Shqiptarët për çdo festë i ulin çmimet. Tanët i rrisin çmimet në ajër, në ajër shkojnë.

    -Çmimet janë stërmadhuar. Mollët ishin 40 denarë, çmimi është rritur në 60. Trangujt 80 denarë, domatet mund të gjinden edhe me çmim prej 200 denarëve.

    Tv21 vizitoi disa markete dhe tregje. Kështu që një paket me vezë në markete mund të gjindet me çmim prej 170 deri në 200 denarë, por në tregje është nga 230 denarë deri në 300 denarë. Mishi i viçit nëpër mishtore arrin çmim edhe deri në 680 denarë. Një kilogram tranguj është nga 80 deri në 140 denarë, ndërsa domatet nga 100 deri në 140 denarë. Qytetarët thonë se tradita patjetër të respektohet, por ndoshta tryeza do të jetë më e zbrazët se vitin e kaluar.

    -Me këto të ardhura vështirë që të gjithë mund t’ia lejojnë vetes për shkak se për një familje katër anëtarëshe nevojiten shumë më shumë para për Pashkët, ata që kanë të ardhura modeste. Përndryshe ka shumë që mund të shkojnë nëpër turneje.

    -Unë mund t’ia lejoj vetes sepse jam vetëm dhe kam pension të mirë. Ata që janë më shumë anëtarë mendoj se e kanë vështirë.

    -Varet, aq sa mundet. Mish viçi? Ka!

    -Me këto të ardhura në mënyrë tradicionale nuk mundet për shkak se çmimet, ju thash kanë arritur në plafon.

    -Nuk mundet një familje mesatare këtë ta përballoj, vetëm për buk dhe qumësht, për ujë, për asgjë tjetër.

    Pikërisht për të penguar shtrenjtimin e produkteve bazike ushqimore para festës, Qeveria solli vendim për kufizimin e burto marzhit të fitimit të produkteve elementare ushqimore. Vendimet ishin me qëllim që të mbrohen qytetarët nga çmimet e larta pikërisht në periudhën e Ramazanit dhe festës së Pashkëve. Masa për marzhet dhe çmimet e ngrira përfundojnë në fund të këtij muaji. Autoritetet thonë se do ta ndjekin gjendjen me çmimet dhe nëse ka nevojë do të sjellin masa të reja. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bajamet për shëndetin e mëlçisë

    Lajmi i rradhës

    142 jetë të humbura në 2024 – shpejtësia po vret!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë