Çmimi i grurit në RMV nën koston e prodhimit

    Sivjet pritet të përsëriten çmimet jo të volitshme grumbulluese të grurit nga viti i kaluar prej afër 10 denarë. Kjo shkakton sërish pakënaqësi të madhe nga ana e fermerëve që ballafaqohen me kosto të lartë prodhuese që nga karburanti i mekanizimit, plehrat…. Fermerët në vitin e kaluar përskaj tre denarë shtesë për kilogram të grurit fituan edhe 12 mijë denarë për hektar, së bashku me 6000 denarë për hektar subvencione bazë për prodhimtari lavërtare.

    PRODHIMTARIA E VËSHTIRË

    Gruri i prodhuar në arat e Maqedonisë sivjet kushton 19 denarë, sipas llogaritjeve të Rrjetit nacional të fermerëve. Sipas tyre, çmimi i arsyeshëm ekonomik i grurit është 30 denarë për kilogram. “Në negociatat me Ministrinë e Bujqësisë do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për çmimin e drithërave që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët e interesuara”, thekson Gjorgi Karakashev, kryetar i Rrjetit Kombëtar të Fermerëve. Sipas tij, sa për krahasim, nga një kilogram miell furrtarët bëjnë tri bukë, pra 100 denarë dhe fitojnë në kurrizin e fermerëve dhe qytetarëve.

    Nëse gjërat nuk rregullohen rrënjësisht, nuk do të kemi ushqim. Njëherësh fermerët presin ndihmë nga shteti përmes subvencioneve, uljes së çmimit të materialeve riparuese dhe ndihmës përmes naftës së gjelbër.

    “Të gjithë kemi ardhur në zero dhe kërkojmë shpëtim. Të shes grurin me 10 denarë, kur çmimi i prodhimit për kilogram më kushton 19,02 denarë dhe atë pa zhvlerësim të mekanizimit dhe fuqisë punëtore të paguar, kështu që nuk do të kem para për të investuar në mbjelljen e radhës”, tha fermeri Mitat Ismailovski.

    Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski tha se do të ndërmarrin të gjitha masat për t’i ndihmuar fermerët, por përfitimet nga politikat e qeverisë së re do t’i ndjejnë fermerët deri në korrjen e ardhshme. Ai njoftoi se të mërkurën ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të shoqatave të fermerëve që prodhojnë grurë dhe elbi në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë.

    “Biseduam për sasitë dhe çmimin e blerjes së këtyre drithërave dhe tashmë të enjten kam caktuar një takim me blerësit e grurit dhe elbit. Unë jam duke investuar sa më shumë në gjetjen e zgjidhjes së duhur që do t’i kënaqë fermerët maqedonas në mënyrë që ata të kenë një çmim fitimprurës”, tha ai.

    Fermerët në Maqedoni prodhojnë çdo vit rreth 240- 250 mijë tonë grurë. Këto rendimente nuk janë të mjaftueshme, ndaj për të mbuluar nevojat elementare të popullsisë importojmë çdo vit më shumë se 100 mijë tonë grurë nga jashtë së bashku me 40-50 mijë tonë miell shtesë. Nëse dihet se nevojat janë mbi 300 mijë tonë, do të thotë se gjysma e asaj që duhet për të kënaqur tregun është e importuar, thonë ekspertët. Në vend me grurë janë mbjellë 69 mijë hektarë, rendimenti mesatar është 3.5 ton për hektar, ndaj pritet që në vend të korren rreth 235 mijë ton grurë.

    Njëherësh me vite një pjesë e grurit vendor përdoret për nevoja personale dhe për bagëti , përderisa mullixhinjtë janë të orientuar më shumë ndaj importit duke vlerësuar se një pjesë e çaktuar e grurit vendor nuk është i cilësisë më të mirë.

    SERBIA HAMBARËT PLOT

    Furnizimi me grurë në botë këtë vit do të jetë në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit, gjë që mund të rezultojë në një rritje të çmimit të bursës botërore. Vlerësohet se për shkak të problemeve të motit në Evropën perëndimore, kulturat e grurit do të dështojnë ndjeshëm në rendiment, kështu që prodhimi i grurit, për të çilin BE-ja është e dyta në botë, këtë vit do të vihet në pikëpyetje.

    Gjithashtu, pritet që rendimenti i grurit në Ukrainë, që është hambari evropian, të jetë më i ulët për rreth 30 për qind për shkak të ngricave të pranverës dhe luftës. Në Serbi prej nga Maqedonia kryesisht furnizohet si import prej afër 30-40 për qind me grurë dhe miell, shënohet një ulje e lehtë e prodhimtarisë por edhe magazinim në rritje e grurit.

    Sunçiça Savoviq nga Shoqata “Gruri i Serbisë”, thotë se vitin e kaluar ka pasur një korrje rekord prej mbi 3.4 milionë tonë, e cila ka mbetur në hijen e pakënaqësisë së prodhuesve me çmimin që ka qenë në kohën e vjeljes. Gjithashtu, ky vit është filluar me rezervat e dyta më të mëdha rekord të grurit.

    “Ne e nisëm vitin me një stok prej rreth 1.2 milionë tonë grurë për vitin 2022. Eksporti i grurit dhe miellit i llogaritur për kokërr deri më 1 qershor arriti në 1.25 milionë tonë. Ne konsumojmë afërsisht 150 mijë tonë në tregun vendas çdo muaj, që do të thotë se kemi pasur afërsisht 1.800.000 ton grurë në kapanone dhe magazina në vend më 1 qershor. Dhe tashmë jemi në gjysmë të qershorit, ndaj është fare e sigurt që në fund të këtij viti tregu, i cili përfundon për pak ditë, ne nuk do të eksportojmë më shumë se 120 mijë ton grurë dhe miell të konvertuar në drithëra nga prodhimi i vitit të kaluar, kjo do të thotë se do të kemi një vit tjetër tregu me stoqe rekord, që do të jenë të paktën 1 milion e 400 mijë tonë prodhime në vitin 2023”, ka thënë Savoviq.

    Gjatë muajve të verës 2024, çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare pritet të jenë subjekt i luhatshmërisë së konsiderueshme. Sipas analistëve, faktorët kryesorë që do të ndikojnë në treg përfshijnë tensionet gjeopolitike dhe kushtet klimatike. Në fillim të vitit, çmimet e grurit ranë, me stoqe të konsiderueshme dhe rendimente rekord që priten të ulin çmimet me rreth 14 për qind në vitin 2024.

    Pavarësisht këtyre parashikimeve, kushtet klimatike, veçanërisht në Amerikën e Jugut dhe Evropë, mund të shkaktojnë ndryshime të paparashikueshme në treg. La Niña mund të çojë në thatësira në Argjentinë, gjë që do të reduktonte ofertën në tregun botëror.

    Sa për krahasim, çmimet e grurit në Bullgari do të ndikohen fuqishëm nga tendencat globale, por edhe nga kushtet dhe kostot e prodhimit në shtetin fqinj lindor. Prodhimi i grurit pritet të rritet në 6 milionë tonë, por çmimet do të mbeten megjithatë të larta për shkak të rënies globale të stoqeve dhe rritjes së kërkesës. Faktorët lokalë si plehrat dhe kostot e transportit do të luajnë gjithashtu një rol në përcaktimin e çmimit përfundimtar.

    Ukraina dhe Rusia do të vazhdojnë të luajnë një rol kyç në treg. Në SHBA, çmimi i grurit ÇBOT (Bursa e Çikagos) lëviz rreth 5.4 dollarë për bushel apo afër 27 kg me potencialin për të rënë në 5.2 dollarë për buhel në rast të një prodhimi të tepruar (Morpher). Francë: Buka e grurit FOB Rouen lëviz rreth 210 euro për ton metrikë (Çmimet Agro).Në përgjithësi, sezoni 2024 pritet të jetë dinamik dhe sfidues për tregun e grurit si në rajon ashtu edhe në nivel global. Fermerët dhe tregtarët duhet të monitorojnë nga afër faktorët globalë dhe lokalë për të optimizuar strategjitë e tyre dhe për të përfituar nga mundësitë e tregut. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Zëri i romëve në RMV gati i padëgjuar politikisht!

    Lajmi i rradhës

    Liqeni i Dibrës ka vetëm një shpëtimtar të licencuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë