Covid-19 nuk kursen ditëve të fundit edhe fëmijët në RMV

    Ditëve të fundit është në rritje numri i rasteve të reja të të infektuarve me Kovid 19, pa u kursyer edhe fëmijët. Megjithatë në këto rast është shumë e rëndësishme të dallohen simptomat e virusit korona nga sëmundjet e tjera respiratorë thonë mjekët.

    Në klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, në trajtim spitalorë janë disa fëmijë me të cilët e kanë kaluar virusin por reagimi i antiturupave paraqet shqetësimin e disa organeve apo reaksioneve inflamatore.

    Nga klinika për sëmundje të fëmijëve theksojnë se gjendjen e fëmijëve të shtruar në spital e kanë nën kontroll sa i përket komplikimeve të mundshme që mund të paraqiten.

    “Tani kemi një numër të madh të viruseve respiratorë të cilat që imitojnë shumë simptome të Kovid 19. Që të mund mirë të bëhet dallimi duhet që mjekët amë ti njohin edhe simptomat por edhe mënyrën se si prezantohet pasqyra klinike ku nuk është e njejtë tek të gjithë. Akademia amerikane dhe ajo evropiane rekomandon dhe e ul kufirin për vaksinimin e fëmijëve. E dini që edhe tek ne fëmijët prej 12 deri 16 vaksinohen, posaçërisht ata me sëmundje kronike. Sa i përket vaksinimit të grupmoshave më të vogla, besoj se do të debatojmë më tutje këtë çështje. Jemi të hapur për të gjitha mënyrat për pengimin dhe reduktimin e sëmundjeve. Prap se prapë si zgjidhje përfundimtare kemi vaksinimin” – deklaroi Drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, Aspazija Sofianova.

    Fëmijët me simptoma të kovid 19 trajtohen në institutin për sëmundje të mushkërive Kozle.

    Lajmi Paraprak

    Ka ende një rrugëdalje nga kriza klimatike

    Lajmi i rradhës

    Orët e fundit nga ultimatumi i Mickoskit ndaj Zaevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë