Çrregullimet psikike në Dibër, në rritje

    Foto Ilustruese

    Në komunën e Dibrës por edhe në rajonin më të gjerë, viteve të fundit dukshëm është rritur numri i qytetarëve të cilët ballafaqohen me sëmundje psikike. Jeta dinamike, situatat politike dhe sociale, sipas institucioneve kompetente lokale, kanë qenë shkaqe që kanë ndikuar në rritjen e pacientëve me problem mentale. Në Spitalin e Dibrës potencojnë se edhe pse ka një rritje të pacientëve me sëmundje mentale, gëzon fakti se ka edhe një rritje të vetëdijes të popullatës për shëndetin mental, gjë që para disa viteve nuk ka qenë prezent.

    Psikologu pranë Spitalit të Dibrës, Mr. Admir Kosovrasti, thotë se rritja e pacientëve ka të bëjë me ndryshimin e mentalitetit të qytetarëve që tani flasin pa doreza për problemet e tyre dhe ka një vetëdijesim për shëndetin mental.

    “Rritja e rasteve ka të bëj edhe për shkak të guximit dhe vetëdijesimi për shëndetin, meqë situata dukshëm është përmirësuar si dhe është ulur stigmatizimi edhe atë pas pandemisë Kovid 19, dhe sikur popullata ka filluat njeh psikologjinë dhe psikoterapinë si disiplina të specializuara për kurim për gjendjet ose krizat emocionale, normal kisha theksuar se edhe vet arsimimi dhe informimi i popullatës është dukshëm në rritje dhe i anashkalojnë kuazi persona që thirren si munden të ndihmojnë, në atë mënyre kriza edhe më së tepërmi kthjellohet mandej edhe keqpërdoren sidomos nga aspekti ekonomik”, thotë për gazetën Koha, psikologu Mr. Admir Kosovrasti.

    Ai shton se konsultat dhe piskoterapitë nga ana e popullatës janë në rritje. Shkaqet janë edhe të llojllojshme dhe janë individuale, dhe varet nga situata, gjenetika si dhe nga karakteri dhe vet aspekti i strukturës se personalitetit, potencon bashkëbiseduesi jonë. Biseduam edhe për grupmoshat të cilët janë më të prekur nga sëmundjet mentale. Ai thotë se nga këto sëmundje vuajnë te gjitha grupmoshat me specifika te ndryshme, dhe zakonisht me mosha shpeshhere shkon ene çrregullime specifike. Poashtu pacientë ka edhe nga qyteti por edhe nga vendbanimet rurale. Problemet shëndetësore mentale poashu janë prezent si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Konsultimet që bëhen në spitalin tonë, janë profesionale dhe ata shumë ndihmojnë në drejtim të shërimit të pacientëve. Sipas Kosovrastit, një ndikim negativ në këtë sëmundje ka patur edhe Pandemia Kovid-19, gjë që tek disa pacientë ka lënë edhe pasoja. Aktualisht një ndikim në këtë drejtim tek sëmundjet psikike kanë edhe rrjetet sociale të cilët ndiqen dhe praktikohen nga një numër i madh sidomos i të rinjve.

    Poashtu në institucionet shëndetësore në Dibër, qofshin mjekët amë apo mjekët specialist në spitalin e Dibrës, thonë se ka edhe një rritje të pacientëve që pranojnë medikamente qetësimin e personit. Informatën e pohojnë edhe pronarët të barnatoreve që funksionojnë në Dibër. Shpesh ka persona të cilët këta medikamente për qetësim i marrin edhe në kokë të vetë, pa konsulta me mjekët.

    Lajmi Paraprak

    Çdo e teta grua në botë është përdhunuar para moshës madhore, UNICEF bën thirrje për rritjen e veprimit global kundër dhunës seksuale

    Lajmi i rradhës

    Karishiq: babai i Vanjës ishte konfuz në deklarata

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë