Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikatë për media ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit, Hristisjan Mickoskit për atë që ai deklaroi për destanilizim të vendit.
Nga BDI thonë së janë garancë e paqes në vend si parti shtetformuese nuk do të lejojnë poshtërimin e shqiptarëve dhe majorizimin e tyre përmes vazalëve.
Komunikata e plotë:
BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit. Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.
Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike. Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!
Edhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe deklaratës së tij se BDI në vjeshtë po planifikon destabilizim të vendit.
Filipçë shkruan në Facebook se Mickoski me këto deklarata po manupulon qytetarët dhe nxit tensione, ndaj kërkon prej tij që informacione të tilla t’i ndaj me institucionet përgjegjëse e jo të bëhët bashkëpunëtor.
Reagimi i plotë:
Nëse Mickoski ka ndonjë informacion për destabilizimin e mundshëm apo prishjen e paqes në vend, duhet menjëherë t’i ndajë me institucionet kompetente. Përndryshe, ai bëhet bashkëpunëtor apo faktor politik që mund të ketë interes në një situatë të tillë.
Informacioni për destabilizimin që kryeministri ka publikuar dy ditë me radhë shkakton trazira te qytetarët dhe është përgjegjësi e tij personale të parandalojë një situatë të tillë. Nëse ai vetë nuk e ndan informacionin, i bëj thirrje organeve hetimore që të nisin procedimet dhe të hetojnë këto pretendime.
Si kryetar i LSDM-së, e cila është parti përgjegjëse, gjithmonë jam kundër çdo forme të destabilizimit. Po kështu, nuk duhet të lejohen manipulimet me ndjenjat e qytetarëve dhe shkaktimi i gjendjes tensionuese, pa veprime konkrete nga shteti.