Deklaratë hutuese e Taravarit: Kuzmani ka keqpërdorur artefaktet, por jo edhe faktet shkencore

    Lidhur me praninë e Pasko Kuzmanit në lokalitetin arkeologjik në Koroshishtë të Strugës edhe pse është person i dënuar në lëndën Falanga 2, Taravari, duke e trajtuar si ekspert, tha se Kuzman ka bërë keqpërdorime me artefakte, por nuk ka manipuluar faktet shkencore, shkruan Alsat.

    Taravari shkoi madje deri aty sa të hiqte paralele me komisionet shkencore në Ministrinë e Shëndetësisë; rëndësi ka ekspertiza e mjekëve.

    “Dëgjoni, në qoftë se është ekspert për atë lëmi, unë flas për punë shkencore nuk flas për punë politike, këto janë shkencë e cila duhet të hulumtohet dhe të tregohen fakte shkencore. … skandalet nuk kanë qenë për fakte shkencore… unë e di se ka pasur keqpërdorime për shitje të disa artefakteve… Në qoftë se më pyesni mua, unë kisha caktuar ekspertët më të mirë, në atë lëmi… në komisionet shkencore që cakton ministria e shëndetësisë, aty njerëzit i cakton ministri i shëndetësisë”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH.

    Lajmi Paraprak

    Mosrespektimi i sinjalistikës, shkak për aksidentet në RMV

    Lajmi i rradhës

    Trishtim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë