DEPRESION, STRES DHE PASIGURI EKONOMIKE! | Rreth 11 për qind e qytetarëve problemet i zgjidhin me dhunë

    Në bazë të një ankete të realizuar nga studentët e Universitetit të Tetovës, fakulteti juridik, ku janë anketuar 300 qytetarë nga qytetet e Maqedonisë Perëndimore, del se 59 për qind e të tyre momentalisht ndjehen të shqetësuar, në stres dhe në pasiguri ekonomike, 19 për qind e qytetarëve kur janë nën depresionin grinden me të tjerët dhe përfundojnë në zënka familjare.

    Ndërkaq, 11 për qind e të anketuarve zgjedhjen e problemeve, të shqetësimeve të krizës ekonomike e shikojnë tek dhuna, tek përdorimi i armëve ndaj personit që e ka nxjerrë nga takti.

    “Karakteristikë tjetër është se 6 për qind e qytetarëve u besojnë institucioneve, që është besim shumë i ulët, që në rast krize apo dhune do të denonconin për të kërkuar ndihmë nga institucionet. Krahasuar mes meshkujve dhe femrave, është shumë karakteristike e femrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sepse ata apo mbi 91 për qind në rast të prishjes së komunikimit do të kërkonin falje, kurse tek meshkujt është vetëm 30 për qind”, shprehet Bashkim Selmani, profesor universitar.

    Problem në vete, sipas Selmanit është edhe gatishmëria e të rinjve për të lëshuar vendin.

    “Poashtu pjesa tjetër që është karakteristikë e këtij hulumtimi është mënyra e konstatuar se çdo i treti i ri aktualisht është i gatshëm ta lëshojë vendin, çdo i dyti është i prekur nga lëndët narkotike, dhe çdo i pari është i palumtur, sepse janë shkaqet e depresionit publik me të cilët krijon pasiguri. Çështjet material janë ata që në masën 59 për qind i shqetësojnë qytetarët shqiptarë dhe në këtë rast vërejmë se depresioni është shumë i lartë”, thotë Selmani.

    Në ndërkohë, tërë këto shqetësime të kësaj kohe, shfaqen edhe gjatë komunikimit mes qytetarëve dhe punonjësve të administratës shtetërore. Zakonisht, janë sharjet që karakterizojnë këtë komunikim.

    “Kemi konstatuar se mënyra e komunikimit për çështjet që kanë të bëjnë mes të rinjve, familjarëve me institucionet, fatkeqësisht depresioni i lartë konsiston në atë se çdo komunikim që bëhet, në komunikimin e tyre të përdorin fjalë të ndyra, ose sharje, pra që nënkupton se çdo fjali e fillojnë dhe e përfundojnë me sharje. Kemi prishje të madhe të kodeksit etik”, nënvizon ai.

    Sipas profesorit Selmani, komunikimi i ç`rregullt çon në dhunë, në depresion dhe në dhunë verbale, fizike deri në fatalitet. Prandaj, sipas tij, njerëzit janë të parehatshëm dhe jetojnë në një shoqëri me depresion të lartë. Këta hulumtime janë shpalosur edhe gjatë një seance të improvizuar gjyqësore të titulluar “Pasojat e ndryshimeve sociale te familjet tradicionale dhe bashkëkohore”, organizuar nga studentët e vitit të parë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tetovës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Substancat jetësore që largojnë sëmundjet

    Lajmi i rradhës

    Këto ushqime duhet t’i shmangni sepse shkaktojnë konstipacion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë