Deputetja opozitare ironizon me buxhetin duke dhuruar një shfaqje teatrale me kukulla në Parlamentin e Turqisë (Video)

    Deputeti e partisë opozitare turke, CHP, Nurhayat Altaca Kayışoglu në Parlamentin e Turqisë kritikoi buxhetin duke dhuruar një shfaqje teatrale me kukulla.

    Në shfaqjen e titulluar “Midis Hacivatit dhe Karagozit”, ajo deklaroi se “’kur paratë tona shkojnë tek banda prej pesë vetave, nuk ngelen asnjë para për 84 milionë banorët e Turqisë”.

    ‘Çfarë, taksat tona shkojnë tek pesëshja?’, ‘Oh, bandë e pesëve apo peshete”, thotë ajo duke zhvilluar shfaqjen.

    Kayışoglu e nisi fjalimin duke thënë se “unë e mora fjalën në emër të buxhetit të teatrit, operës dhe baletit”.

    Ajo iu referua disa prej drejtuesve të kompanive, të cilëve u është dhënë pjesa më e madhe e tenderëve publikë, të cilët kryetari i partisë më të madhe të opozitës, CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu i ka quajtur prej kohësh “banda e pesëshes”.

    Lajmi Paraprak

    KE – Shqipërisë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta, ose rrezikoni pezullimin e vizave

    Lajmi i rradhës

    Numri i nxënësve në Tetovë që përdorin dhe shesin lëndë narkotike shënon rritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë