Derri i egër trazon pushuesit në plazhin spanjoll

    Një grua që po bënte banjë dielli është lënduar pasi u kafshua nga një derr i egër i cili doli me shpejtësi nga deti në një plazh të Costa Blanca-s, Spanjë.

    Pamjet tregojnë vendasit dhe turistët që bërtasin dhe fshihen derisa derri i egër vrapon mbi peshqirët e tyre dhe përgjatë plazhit, transmeton Telegrafi.

    Rojet e plazhit arritën ta largonin kafshën nga plazhi dhe nga baret dhe kafenetë e mbushura me njerëz buzë detit përpara se të shkaktonte ndonjë problem tjetër.

    I gjithë incidenti ndodhi në plazhin El Albir në veri të Benidorm.

    Derri i egër ishte parë në ujë nga ekuipazhet e varkave që u përpoqën ta kapnin, por më pas u detyruan të lajmëronin rojet e shpëtimit, pasi kafsha filloi të shkonte drejt tokës së thatë.

    Derisa nuk dihet se si kafsha përfundoi në det, megjithatë mendohet se ka ardhur nga Parku Natyror Serra Gelada aty pranë, që përbëhet me mbi 2,000 hektarë vijë bregdetare që shtrihet nëpër rajonet Benidorm, Alfaz del Pi dhe Altea.

    Derri doli me nxitim nga uji, derisa turistët po bënin banjë dielli e po shijonin motin.

    Rojet e shpëtimit dhanë alarmin ndërsa kafsha e egër vrapoi rreth plazhit në jug të Spanjës, duke terrorizuar ata që bënin banjo dielli. 

    Lajmi Paraprak

    Si të ruhesh nga ajri i klimatizuar

    Lajmi i rradhës

    Grubi thotë se Tetova është madhështore! Ahmeti: Faleminderit Tetova, festa u takon juve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë