Dështon nisma e Llogës për amnistinë, kundër edhe shumica parlamentare

    Kuvendi rrëzoi propozim-ligjin për amnisti!
    Me 66 vota “kundër”, 15 “për” dhe 3 “abstenime”, ligjvënësi vlerësoi se propozim-Ligji për amnisti përmes të cilit pretendohej shpopullimi i burgjeve nuk meriton nevojën e miratimit. Pas këtij vendimi, propozuesi i ligjit në Qeveri, ministri i Drejtësisë Krenar LLoga tha se Maqedonia sot është më e padrejtë se dje. Rrëzimi i propozimit sipas tij ka të bëjë me hakmarrjen ndaj partisë së tij.

    “Maqedonia sot është shtet më i padrejtë se dje, sepse ky është fillimi dhe mbarimi i asaj që ndodhi sot në Kuvend. Ajo që ndodhi sot është ajo që e prisnim, hakmarrje për mos votimin tonë të ndryshimeve në Kodin Penal”, tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

    Edhe pse e cilëson hakmarrje, Lloga vlerëson se nuk ka bazë që subjekti i tij të largohet nga Qeveria pasi propozimi në Kuvend nuk ishte i tij.

    “Aspak sepse propozimi ka qenë i Qeverisë. Unë kam qenë propozues deri tek Qeveria. Këtu mund të shihet se propozues është Qeveria. Kështu që nëse nuk ka kaluar, nuk ka kaluar propozimi i Qeverisë”, deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.

    z.LLoga a dilni nga Qeveria?

    “Jo”, u përgjigj shkurt Lloga.

    Lloga tha se menjëherë Qeverisë do t’i nisë një propozim me procedurë të rregullt. Drafti parashikonte amnisti të plotë ndaj personave të dënuar me burg efektiv deri në 6 muaj dhe 30 për qind të masës ndaj personave me dënime më të larta. 286 persona do të liroheshin plotësisht dhe mbi 960 të tjerë do të përfitojnë liri të pjesshme. Propozimi nxiti reagime të mëdha, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës ishin deklaruar paraprakisht kundër zgjidhjes ligjore me arsyetimin se nuk do të zgjidh problemin me burgjet e mbipopulluara. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lloga dështon në tre përcaktimet për të cilat ishte betuar politikisht se do i realizonte!

    Lajmi i rradhës

    NQP nuk do ti kthej në punë 34 të përjashtuarit! Sindikata paralajmëron grevë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë