Dhjetëra komuna në listën e zezë të EVN-së

    Portali 360 Gradë, ka publikuar të ashtuquajturën “listë e zezë e EVN-së”, ku janë të përfshira dhjetëra komuna që kanë transferuar pronësinë e ormatësve të tyre tek kompanitë më të vogla, për të paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

    Në vijim ju përcjellim informacionin siç është publikuar nga portali 360 gradë:

    “Përshëndetje nga admiruesebesnik i redaksisë”… Kështu shkruan në zarfin kafe të çelur që gjeti rrugën për në redaksinë tonë këto ditë. Në zarf nuk kishte shenjë, vetëm një logo të printuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i qeverisë, e cila mund të ishte gjurmë, por edhe mashtrim.

    Kur e hapëm, në zarft gjetëm 22 fletë letre A4 në – të printuara në të dyja anët. Shpejt e kuptuam se bëhet fjalë për listë, por çfarë lloji? Përgjigjen e japin emrat në kolonat e faqes së parë – vendi i konsumit, numri unik tatimor dhe emri i përdoruesit si dhe numri unik tatimor dhe emri i përdoruesit të ri.

    Bëmë edhe kontrolle shtesë dhe burime të njohura na konfirmuan se dokumenti është “katil fermani” (lista e zezë) i famshëm i EVN-së, i cili përmban të gjitha subjektet që kanë transferuar pronësinë e ormatësve të tyre tek kompanitë më të vogla, për të paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike.

    Logjika është e thjeshtë – një person juridik me më shumë se 50 punonjës dhe me të ardhura vjetore mbi 2 milionë euro duhet të blejë energji elektrike në tregun e lirë. Ajo tani është shumë e shtrenjtë. Subjektet juridike nën kufi furnizohen nga furnizuesi universal, EVN, me çmim shumë më të ulët për shkak të subvencioneve shtetërore.

    Në listë ka të dhëna për rreth 3000 ormatës, që nuk do të thotë se ka aq kompani. Shumë persona juridikë kanë disa dhjetëra ormatës.

    Numëruam me saktësi vetëm komunat që ndryshuan ormatësit, parasëgjithash për ndriçimin e rrugëve. Janë 20 gjithsej, nga të gjitha anët e vendit. Sipas partisë nga e cila vjen kryetari i komunës, 15 komuna udhëhiqen nga kuadër të VMRO-DPMNE-së, 3 nga LSDM dhe nga një nga BDI dhe Partia Socialiste.

    • Mogila (VMRO-DPMNE)
    • Jegunovc (VMRO-DPMNE)
    • Butel (VMRO-DPMNE)
    • Aerodrom (VMRO-DPMNE)
    • Gazi Babë (VMRO-DPMNE)
    • Bërvenicë (VMRO-DPMNE)
    • Strumicë (LSDM-DPMNE)
    • Novac (VMRO-DPMNE)
    • Resnjë (VMRO-DPMNE)
    • Radovish (VMRO-DPMNE)
    • Prilep (VMRO-DPMNE)
    • Shtip (VMRO-DPMNE)
    • Negotinë (VMRO-DPMNE)
    • Likovë (BDI)
    • Kriva Pallankë (LSDM)
    • Kratovë (PSM)
    • Kavadar (VMRO-DPMNE)
    • Çashkë (LSDM)
    • Veles (VMRO-DPMNE)
    • Manastir (VMRO-DPMNE)

    Fatura për ndriçimin rrugor në Aerodrom, për shembull, nuk arrin më në adresën e komunave, por në Ndërmarrjen e sapoformuar Publike për ndriçim publik në Komunën e Aerodromit.

    Lajmi Paraprak

    Stradner: Rusia me strategji të përshkallëzimit të konfliktit Kosovë-Serbi

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet një shtetas serb, lëvizte me armë dhe municione në Veles

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë