Dibër, dhuna në familje assesi të ndalet

    Në Dibër dhe rajon vazhdon të jetë prezent dhuna në familje. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe gjatë vitit të kaluar por edhe në muajt e par të këtij viti kjo dukuri sociale është prezente siç ka qenë edhe në vitet e kaluara. Por, institucionet dhe shoqatat qytetare thonë se jo gjithmonë të dhunuarit në familje të cilët kryesisht janë femra paraqesin dhunën në institucionet kompetente. Jeta tradicionale në Dibër dhe rajon në familje ndikon drejtpërdrejt në heshtjen të kësaj dukurie negative në shoqëri.

    Në Qendrën ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër na informuan se për katër muajt e par të këtij viti janë regjistruar në institucionet kompetente katër raste të dhunës në familje kurse gjatë vitit që kaloi numri i rasteve është 11. “Të dhënat të Qendrës për Punë sociale thonë se në rastet kur ka pas dhunë në familje që në periudhën janar- prill janë katër si dhe gjatë vitit 2022 kanë qenë 11, kryesisht viktimë të dhunës kanë qenë femrat. Dukuria negative për fat të keq është prezent në kontinuitet si në qytet ashtu edhe në fshatrat të Dibrës dhe komunës rurale Qendër Zhupë”, thotë për gazetën KOHA punonjësi social, Ismail Mersimoski.

    Ai potencon se numri që paraqitet i të dhunuarve është shumë më i vogël në krahasim me dhunën që ndodh në familje në Dibër dhe rajon. Kjo qendër ndërmerr të gjithë aktivitetet ligjore për mbrojtjen të viktimave që kryesisht janë femrat. “Si shkaqe kryesore për paraqitjen e kësaj dukurie janë përdorimi i alkoolit, bixhozi, droga, shqetësimet familjare në sferën e problemeve sociale dhe disa dukuri të

    tjera negative. Pikërisht këta shkaqe që janë prezent në shoqëri për fat të keq edhe në Dibër dhe fshatrat e Dibrës shkaktojnë trauma të shpeshta në familje. Ata që kanë këta vese dhunojnë kryesisht grat e tyre por shpesh herë edhe fëmijët dhe prindërit”, thotë punëtori social Mersimoski.

    Në këtë institucion që mbulon me aktivitete të tij komunën Dibër dhe komunën Qendër Zhupë ka një ekip special i cili merret me këtë dukuri dhe ndihmon të dhunuarit. Në Qendrën për punë sociale potencojnë se në lidhje me dhunën në familje kanë bashkëpunim me policin dhe Gjykatën Themelore në Dibër.

    Dukuria në fjalë është në qendër të vëmendjes edhe në shoqata qytetare që veprojnë në Dibër dhe rajon. Në punëtoritë dhe tryezat që mbahen në kuadër të projekteve për të parandaluar dhunën në familje janë dhënë vlerësime se numri i të dhunuarve është shumë më i madh në krahasim me numrin që paraqitet në institucione. Në këtë drejtim shoqatat potencojnë se shumë femra të dhunuara në familje por edhe anëtarë të familjeve ku ka dhunë heshtin dhunën dhe atë nuk e paraqesin. Burimet të shoqatave qytetar thonë se jeta tradicionale në këtë rajon ndikon drejtpërdrejt me qëllim që të fshihet “turpi”.

    Familja besohet se do të “fëlliqej” nëse paraqiteshin raste të dhunës në familje. Shoqata gjithmonë kërkojnë që organet gjyqësore të japin dënimet që i meritojnë dhunuesit. Në drejtim të kësaj dukurie negative mund të thuhet se shoqatat me të drejt konkludojnë se femrat më të dhunuara në familje janë ata të cilat nuk kanë siguri ekonomike respektivisht gratë të papunësuara. Disa shoqata të grave potencojnë se rrugëdalje është përforcimi ekonomik i gruas si asaj urbane por edhe gruas rurale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjatë vitit 2023 janë dhënë më shumë leje ndërtimi se në vitin 2022

    Lajmi i rradhës

    Gjendja në gjyqësorin e RMV, shkak për uljen e besueshmërisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë