Dibër, kërkohet hapja e paraleles profesionale

    Në shkollën e mesme komunale “28 nëntori” në Dibër, nga viti në vit ulet numri i nxënësve në vitin e parë. Kjo ndodh jo vetëm nga migrimi i popullatës, por edhe nga dëshira e prindërve dhe nxënësve që përfundojnë shkollimin fillor dhe vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme profesionale, në qytetet fqinje të Dibrës, meqë në shkollën e mesme të Dibrës, mungojnë paralelet profesionale.

    Edhe pse institucionet lokale dhe drejtoria e shkollës të mesme kanë kërkuar në kontinuitet të hapen paralele për shkollim profesional të mesëm, koj nuk ka ndodhë. Viteve të fundit mbi 20 për qind e semimaturantëve nuk regjistrohen në shkollën e mesme të Dibrës, por vazhdojnë shkollimin në Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Shkup.

    Kjo dukuri u trajtua edhe në seancën e fundit të Këshillit komunal, meqë kërkesat e prindërve dibran, për hapje të paraleleve profesionale ka qenë të vazhdueshme. Drejtori i shkollës të mesme komunale “28 nëntori”në Dibër, Ramadan Imeri thotë se qëndron fakti se në uljen e nxënësve në shkollën e mesme të Dibrës ka të bëjë përveç migrimit edhe për shkak të interesit të shtuar të dibranëve, fëmijët e tyre të mësojnë në shkollat profesionale të vendit. Ai shton se edhe vetë drejtoria e shkollës “28 nëntori”, në kontinuitet ka kërkuar nga ministria e arsimit përveç gjimnazit të përgjithshëm të hapen edhe paralele profesionale.

    “Sidomos kemi kërkuar hapje të paraleleve për infermieri, ndërtimtari e degë të tjera. Në Dibër kemi kuadro të mira të mësimdhënësve për këta drejtime, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga kompetentët. Fakt është se edhe shumë prindër viteve të fundit kanë kërkuar përveç gjimnazit të përgjithshëm të hapen paralele sidomos për medicinë por kjo nuk ka ndodhë”, thotë drejtori i SHMK “28 nëntori”, Ramadan imeri.

    https://koha.mk/kerkohet-hapja-e-paraleles-profesionale-ne-diber/Ai shton se sidomos në shkollën e mesme profesionale në Strugë ka shumë nxënës nga Dibra, por kemi nxënës dibranë edhe në shkolla të tjerë profesionale në qytete të tjera të vendit. Normalisht, thotë ai, prandaj ka edhe një ulje të numri të nxënësve në shkollën e mesme të Dibrës. Anëtarët të Këshillit komunal në Dibër potencojnë që edhe një herë të bëhet kërkesa tek kompetentët për zgjerimin me paralele profesionale në shkollën e mesme të Dibrës.

    Në bisedën që patëm me disa prindër të cilët fëmijët e tyre i kanë në shkollën e mesme profesionale në Strugë u informuam se nëse Dibra kishte paralele profesionale, normalisht fëmijët nuk do i çonin në shkollim jashtë Dibre. Prindi T.A thotë se vajza e tij këtë vit është maturante në shkollën e mesme në Strugë dhe mëson për motër medicinale.

    “Jam i sigurt se pas mbarimit të shkollës të mesme, shumë shpejtë do ta punësoj vajtën në Dibër. Ka shumë nevojë për motra medicinale në qytetin tonë. Nëse mbaronte gjimnazin e Dibrës patjetër me këtë shkollë të mesme nuk mund ta punësoj vajzën time. Patjetër ajo duhet të studiojë dhe të mbaron fakultet, e unë nuk kam mundësi financiare për ta çuar në studime. Prandaj u caktova që ajo të shkollohet në Strugë”, thotë bashkëbiseduesi i jonë.

    Po të njëjtin mendim kanë edhe shumë dibran të tjerë. Në shkollat fillore të Dibrës, jemi të informuar se për çdo vit shkollor rritet numri i nxënësve semimaturant të cilët thonë se nuk kanë dëshirë të mësojnë në gjimnazin e përgjithshëm dhe thonë se duan shkollim profesional. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Ballkani e BE-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën

    Lajmi i rradhës

    Pse Mali i Zi me më shumë serbë e me më pak malazezë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë