Dibrën e presin muaj të vështirë, ekonomia mezi po mbijeton

    Qytetin e Dibrën e presin muaj të vështirë. Në mungesë të mërgimtarëve, banorët dhe bizneset e vogla e ndjejnë thellë krizën energjetike dhe ekonomike. Pa paratë e të afërmve dhe miqve të tyre në të gjithë ekonominë vendase, vështirë se mund të pritet ndonjë qarkullim. Nëse nuk janë paratë që ua dërgojnë, situata do të ishte edhe më e vështirë, pasi siç thonë shumë banorë të Dibrës, shteti e trajton rajonin si “zorrë qorre”.

    “Këtu shitësit mund të kënaqen vetëm gjatë verës. Ju e dini se si është në qytet të vogël. Me këto rritje dhe me krizën, s’kemi çfarë të bëjmë. Sa jeni të varur nga mërgimtarët? Shumë. Është infuzion i mirë për ne kur vijnë. E tani që janë zhdukur në këtë periudhë? Shumë më vështirë. Mund të shihni se nuk ka njerëz as në qytet. Ka shumë pak lëvizje”, tha Bekim Bekteshi – pronar biznesi.

    Shumë dyqane janë mbyllur këto muaj.

    “Disa janë mbyllur për shkak të mungesës së punëtorëve. Është problem i madh. Ne kemi qenë gjithmonë zorrë qorre. Mund ta shihni rrugën përpara. Dibra ekonomikisht nuk ka investime në qytet”, shtoi Bekim Bekteshi- pronar biznesi.

    “Nga Zhirovnica deri në Kosovrast, të gjithë po largohen. 180 fëmijë u larguan. Kemi gjashtë fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën. Kur vijnë mërgimtarët, kjo pjesë gjallërohet ekonomikisht. Çdo familje nëse le 1000 euro, nga 800 ne jemi tani 300 në fshat. Kanë mbetur vetëm të moshuarit dhe pensionistët”, tha Qytetar i Rostushës.

    “Ata kontribuojnë me para kur kthehen këtu. Për tre muaj në verë Dibra gjallërohet për Vitin e Ri. Ata i ndihmojnë familjet e tyre. Sjellin para nga Amerika dhe Evropa. Dibra nuk ka asnjë industri të rëndë, ku mund të punësohen njerëz. Ka disa fabrika dhe nëpunës shtetëror që punojnë”, u shpreh Haliti Bektija pronar i agjencisë turistike.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë rreth 15 mijë banorë nga Dibra dhe janë të shumtë ata që kanë emigruar në Evropën Perëndimore kurse largimi i të rinjve nga ky rajon vazhdon. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV brenda një viti çmimet janë rritur për 25 %

    Lajmi i rradhës

    Porositë me postë “udhëtojnë” me shpejtësinë e breshkës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë