DITA BOTËRORE PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË POSAÇME | Prindërit kërkojnë nga shteti më shumë ndihmë

    “Jam shumë e lumtur që e kemi këtë fëmi, ka shumë përparësi në shkollë. Kur hyn në klasë të gjithë shokët e vet i përqafon, edhe ata kur ta shohin ngrihen në këmbë që ta përqafojnë”, tha Nurten Idrizi, nënë një fëmijë me aftësi të posaçme.

    Kështu nis rrëfimin e saj Nurtene Idrizi, nënë e një fëmijë me aftësi të posaçme i cili tashmë ndjek mësimet në klasën e tretë. Ajo shprehet e revoltuar nga ndihma që shtetet i ndan për këta fëmijë duke shtuar se e njëjta nuk është e mjaftueshme as për seancat që duhet trajtuar në logoped.

    “E kemi logopedin me pagesë. Merdijani 1 muaj e ka 4 mijë denarë, vetëm një orë ndërsa 2 orë 8 mijë denarë. 2 herë në javë e ka nga një orë dhe e paguan 4 mijë denarë. Si nuk është vështirë, ai i merr 5 mijë denarë prej shtetit, çka i mbetet, as njëmijë denarë nuk i mbeten me i ble gjërat tjera. Si nënë, çdo kush ka dëshirë ti blejë diçka por ne mundohemi me aq sa kemi mundësi, prej shtetit vetëm ato pesë mijë denarë i kemi”, shtoi Nurten Idrizi, nënë një fëmijë me aftësi të posaçme.

    Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve me nevoja të posaçme, në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair ishin mbledhur plot fëmijë që po bënin aktivitete të ndryshme. Shumë prej tyre tashmë kishin mësuar emrat e shokëve, numrat dhe ditët e javës.

    “Unë jam prej Shkupi, edhe mësuesja Ibadet është prej Shkupi.

    Te cila shkollë mëson?

    “7 Marsi”. Unë I bëj shkronjat, numrin 4, numrin 3, numrin 2, numrin 7″.

    Cilët janë stinët e vitit?

    “Pranvera, vjeshta edhe dimri. E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë, e diel”, tha një nxënëse.

    “E kemi bë një vizatim për dimrin. Unë shumë dëshirojë të vizatoj.

    Çka dëshiron më shumë të vizatosh, një kukull, një top?

    Po.

    Cila ngjyrë të pëlqen më shumë, e kuqe ose e bardhë?

    Të kuqe”, tha një nxënëse.

    Asistentja arsimore Ibadete Saliu Livareka tha se mësimi inkluziv ka nisur të japë rezultate në raste të caktuara te fëmijët me aftësi të posaçme.

    “Puna e asistentit arsimor është përkrahja e fëmijëve me nevoja të veçanta, përkrahja e fëmijëve me vështirësi në mësim dhe bazohet në bashkëpunim me nxënësit, me mësimdhënësit dhe me ekipin udhëheqës të shkollës. Prej se kemi filluar ka përmirësime, i njeh shokët dhe shoqet, aktiviteti i saj është përshkrim, theksim i vijave, vizatim, ngjyrosje, llogaritje, numërim, i pëlqejnë të gjitha lëndët, ka interesim për të gjitha lëndët”, u shpreh Ibadete Saliu Livareka, asistente arsimore.

    Fëmijët me nevoja të posaçme mbështetje të fortë kanë edhe nga të gjithë nxënësit e shkollës të cilët u gjenden pranë në çdo lëvizje të tyre.

    “Në klasën time është një vajzë me nevoja të veçanta.

    Ai i ndihmoni ju asaj?

    Po, që ti mësoje shkronjat, të vizatoj, forma të ndryshme me mësu, me lexu. Ne gjithmonë jemi pranë saj për çfarë do ajo. Ne duhet t’i pranojmë ato sepse edhe ata janë fëmijë sikur ne”, u shpreh një nxënëse.

    Sipas drejtuesve të shkollave, numri i fëmijëve me nevoja të posaçme po rritet nga viti në vit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pas 15 muajve, sot filloi heqja e mbetjeve të spitalit modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë