Djemtë në RMV janë grupi i dytë më i madh i vrasësve dhe dhunuesve të grave, gjykata dënoi me burg vetëm 1% të të akuzuarve

    Djemtë janë grupi i dytë më i madh i autorëve të dhunës në familje ndaj grave në Maqedoni, pas grupit të parë, baballarëve të tyre. Burrat ose partnerët intimë (aktual dhe ish) përbëjnë 63 për qind të vrasjeve dhe dhunimit të femrave. Vrasjet dhe dhuna ndaj nënave janë rritur në 16 për qind të numrit të përgjithshëm të rrahjeve dhe femicideve.

    Statistikat, nga ana tjetër, tregojnë se vetëm një për qind e të dy grupeve dhunuesve të grave përfundojnë në burg.

    Rasti i fundit i një vrasësi në Shkup ishte natën mes 10 dhe 11 janarit 2023. Autori, i cili kishte goditur me thikë nënën dhe gjyshen, ishte shtrir për të fjetur pas vrasjeve.

    Pasi fjeti dhe u sigurua se ata kishin vdekur, shkoi te mjekja amë, të cilës i tregoi se çfarë kishte bërë. Djali, përkatësisht nipi-vrasës është në paraburgim.

    Enti shtetëror për revizion, duke përdorur të dhënat e Ministrisë së Brendshme, ka llogaritur se në vitin 2022 vërehet rritje prej 61 për qind të raporteve të pranuara për dhunë në familje, krahasuar me vitin 2018.

    Në këto raste, rreth 80 për qind janë gra. Autorët janë bashkëshortët apo partnerët intimë dhe djemtë e viktimave.

    “Zakonet e fituara nga baballarët transmetohen”, përfundon EShR.

    Ajo që është shifër po aq shqetësuese është se në vitin 2019 vetëm 24 për qind e të gjitha rasteve të raportuara përfunduan në gjykatë. Nuk dihet nëse për këtë fajtore janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe shërbimet sociale apo prokuroria.

    Gjykata ndërkohë, është një rrëfim i veçantë për dhunën në familje ndaj grave, sepse ka dënuar vetëm 15 për qind nga këto 24 për qind të rasteve që kanë përfunduar me aktakuzë, por vetëm 3 për qind prej tyre janë dënuar me burg. Deri në vitin 2022, kjo përqindje ka rënë në 1 për qind.

    Konkluzioni i ESHR-së është se ky krim fatkeqësisht mbetet i pandëshkuar.

    Kujtojmë se sa i përket kësaj teme, Maqedonia e Veriut mori kritika edhe nga Komisioni Evropian. Sfida e zbatimit të Konventës së Stambollit, dhuna ndaj grave, mungesa e grave në tregun e punës, diskriminimi në paga, promovimi i barazisë gjinore në media, ngecjet në punën e institucioneve janë vetëm disa nga pikat ku Komisioni Evropian në Raportin për vitin 2023 kritikoi vendin.

    Lajmi Paraprak

    Kush dezinformon se në RMV nuk ka pasur dhe nuk ka ndikim rus?

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët shqiptarë detyrohen të mësojnë maqedonisht, shkak mungesa e mësimit shqip në “Njegosh”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë