Do të shqyrtohet pjesëmarrja e ASh në qeveri

    Pas dështimit të pr/ligjit për amnisti në kuvend, Aleanca për Shqiptarët do të shqyrtojë aktivitetin e mëtejshëm në qeveri. Deputeti i ASh-së Halil Snopçe në intervistë për Alsat tha se veprimi i LSDM-së, deputetët e të cilës votuan “kundër” propozimit të qeverisë përbën dyfytyrësi. Ai tha se ASh-ja do t’i mbledh organet partiake për të vendosur nëse do të mbetet apo jo pjesë e shumicës, përcjell Nistori.

    “Kjo është një precedent, një risi dhe ne në organet partiake do të shqyrtojmë aktivitetin tonë të mëtutjeshëm. Ne jemi partner qeverisës dhe kur prishet partneriteti nuk duhet pyetje t’i shtrohet vetëm Aleancës për Shqiptarët si do të jetë veprimi i Aleancës për Shqiptarët pse nuk parashtrojmë pyetjen hipotetike a do të hiqet LSDM-ja prej qeverie? Kjo është hipotezë, do të shohim kush do të hiqet prej qeverie, pra mos ia vëmë peshën vetëm Aleancës për Shqiptarët. Në këtë këndvështrim z.Lloga është shprehur në mënyrë indirekte qëndrimin dhe luftën e Aleancës për Shqiptarët brenda për brenda qeverisë por nëse duhet të hiqet dikush, nuk d.m.th me çdo kusht të hiqet Aleanca, pse mos të hiqet dhe LSDM-ja nëse prishet partneriteti, në lojë vijnë të gjitha mundësitë”, theksoi Halil Snopçe, deputet i ASh-së.

    Snopçe: ASh-ja do ta mbështesë kandidatin shqiptar për president!

    Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë kandidatin shqiptar për president. Në intervistë për Alsat, deputeti i ASH-së Halil Snopçe nuk përjashtoi mundësinë që Aleanca ta mbështesë edhe kandidatin e frontit opozitar.

    “Qëndrimi ynë është se duhet të ketë kandidat shqiptar dhe do të shohim a do ta përkrahim kandidatin shqiptar së bashku edhe me partitë e tjera shqiptare apo do të dalim me kandidatin tonë vetë, do të vendosin organet partiake”, theksoi Halil Snopçe, deputeti i ASH-së.

    Pra, mund ta mbështesni dhe kandidatin e opozitës shqiptare?

    “Pra, mund të mbështesim çdo kandidat shqiptar. Qëndrimi ynë para 5 viteve ishte se duhet të jetë kandidat shqiptar dhe për një të drejtë për të cilën jemi angazhuar prej kohësh ne nuk kemi ndërruar prej asaj të drejte dhe maksimalisht do të angazhohemi me gjithë qenien tonë që ajo e drejtë të jetësohet gjithë kohës”, deklaroi Halil Snope, deputet i ASh-së.

    Pra, jo atë konsensual të paralajmëruar nga BDI-ja dhe LSDM-ja?

    “Ne gjithmonë flasim në rrethin e parë të zgjedhjeve se duhet të ketë kandidat shqiptar, nëse kandidati shqiptar kualifikohet në rreth të dytë ne përsëri do ta mbështesim kandidatin shqiptar dashtë Zoti, në të kundërtën nëse nuk ka kandidat shqiptar në rreth të dytë atëherë mund të shqyrtojmë dhe mundësi të tjera”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASh-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A kanë karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë do të thotë për Serbinë njohja de facto e Kosovës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë