Do të votohet edhe me pasaporta të skaduara, Kuvendi votoi rekomandimet e ODIHR-së

    Të gjithë qytetarët që kanë pasaporta që kanë skaduar jo më vonë se 9 muaj nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, do të mund ta shfrytëzojnë si dokument identifikimi gjatë votimit. Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor, me të cilat pritet të zgjidhet problemi i votimit me rreth 100 mijë votuesit të cilët nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi. Dispozita do të jetë kalimtare, vetëm për zgjedhjet e prillit dhe të majit.

    “Me dispozitën kalimtare të këtij ligji rregulloret e drejta që votuesit të mund të votojnë me letërnjoftim ose pasaportë, vlefshmëria e të cilës ka skaduar e shumta 9 muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu në listën zgjedhore do të shkruhen të gjithë qytetarët e rritur që kanë vendbanim në Republikën e Maqedonisë. Nuk ka dyshim që reforma në rregullativën zgjedhore duhet të vazhdojë me qëllim të përmirësimit të zgjidhjeve ligjore në përputhje me analizat krahasuese të legjislaturës Evropiane por edhe të ndërmerren aktivitete të duhura për zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, tha Martin Kostovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

    Në paketë u votuan edhe disa nga rekomandimet e OSBE-ODIHR-së për të cilat është përfolur prej kohësh.
    Mes tjerash, Kodi zgjedhor parashikon që nga shpallja e zgjedhjeve dhe deri në fillim zyrtar të fushatës, partitë të mos mund të shfrytëzojnë mjete nga llogaria e tyre e hapur për fushatë. Ai definon edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me shumën e donacioneve te partitë politike për personat fizik dhe juridik, mënyrën e publikimit të këtyre donacioneve dhe mbulimin e fushatës nga mediat.

    Edhe këtë herë, Kodi zgjedhor u ndryshua vetëm një muaj para fillimisht të fushatës, pavarësisht se OSBE-ODIHR ka kërkuar që ndryshimet në Kodin zgjedhor të bëhen të paktën gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor. Ndryshimet u votuan me konsensus nga 84 deputetë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Murati: Shkollat po mbeten të zbrazëta për shkak të zhvillimeve politike

    Lajmi i rradhës

    “IA DALIM DISI” / Mësuesja Semine Selami ndërmjet sakrificës dhe dashurisë për nxënësit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë