Doganat në RMV e përmbyllën vitin me 1.68 miliardë euro

    Drejtoria e doganave e ka përfunduar vitin 2021 me të ardhura të përgjithshme me vlerë prej 103,47 miliardë denarë ose 1,68 miliardë euro në bazë të të dhënave doganore, TVSH, akciza dhe kompensime tjera gjatë importit të qarkullimit të brendshëm.

    Të ardhurat e paguara në vitin 2021, siç informojnë nga Drejtoria e doganave, janë më të mëdha për 24,7 për qind në krahasim me vitin 2020, respektivisht për 12,81 për qind në krahasim me vitin 2019.

    “Drejtoria e doganave edhe në vitin 2022 do të jetë e fokusuar në implementimin e masave dhe aktiviteteve, të cilat janë në drejtim dhe kontribuojnë për disiplinë të rritur financiare dhe pagesë të të ardhurave nga të gjithë pjesënmarrësit në procedurat doganore”, thonë nga Drejtoria e doganave.

    Lajmi Paraprak

    Ende nuk janë hequr pllakatat politike në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Ngadalësimi i rrymave oqeanike dhe efekti klimë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë