Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin

    Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph ka folur për insistimin e kryeministrit Albin Kurti për një draft – statut të ri edhe pse përmbajtjes së propozimit evropian i kishte thënë po.

    “Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj” ka thënë Joseph.

    Profesori amerikan i është referuar ngjarjes së vitit të kaluar në Bruksel kur krerë të tre shteteve të BE-së Francës, Gjermanisë e Italisë kishin zhvilluar takime me Kurtin e Vuçiqin.

    Joseph thotë se i jep të drejtë Kurtit për nënshkrimin.

    “Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”, ka thënë Joseph për RTV21.

    Lajmi Paraprak

    “Nxënësit shqiptarë të fundit në botë”, PISA vlerëson kreativitetin te 15-vjeçarët

    Lajmi i rradhës

    Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO – dhe vendet e tjera – dhe Rusia?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë