Drejtësisë i mungojnë 163 gjykatës!

    Gjykatësi Bojan Martinovski është i vetmi i cili është paraqitur në shpalljen e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ohër, ndërsa në shpallje për kryetar të Gjykatave Themelore në Berovë, Radovish dhe Dellçevë, asnjë gjykatës nuk është kandiduar. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në seancën e sotme të 520 njëzëri vendosën të publikojnë përsëri shpalljen për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatave Themelore në Dellçevë, Berovë dhe Radovish. Gjykatësja Vesna Dameva anëtare e Këshillit Gjyqësor sqaroi se Komisioni për Rangim i Këshillit Gjyqësor propozon që të rishpallet shpallja për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatave Themelore në Dellçevë, Berovë dhe Radovish.

    Në seancën e Këshillit Gjyqësor janë shkarkuar edhe gjykatës porotë në disa gjykata në shtet. Këshilli Gjyqësor ka bërë edhe analiza se sa vende të gjykatësve janë të lira, gjegjësisht të paplotësuara nëpër gjykatat themelore në vend. Gjykatësja Danka Ristova, anëtare e Këshillit Gjyqësor, theksoi se analiza tregon se në përputhje me sistematizimin duhet të ketë 456 vende të gjykatësve, ndërsa aktualisht nuk janë plotësuar 163 vende.

    “Duke pasur parasysh se detyrimi për përcaktimin e vendeve të lira gjyqësore në Gjykatat Themelore është i kufizuar me afat ligjor, Komisioni vendosi të mos i presë rezultatet e shpalljes për pranimin e gjyqtarëve të rinj nga dëgjuesit përfundimtar nga gjenerata e tetë, të cilët janë në numrin 19. Nga të dhënat e disponueshme, numri i vendeve pas sistematizimit është 456, ndërsa aktualisht janë plotësuar 294 vende, nga të cilat njëri nga gjykatësit do të pensionohet deri në fund të vitit 2025, gjegjësisht nuk ka shtruar kërkesë për detyrën e gjykatësit në kushtet e pensionit të pleqërisë. Kjo do të thotë se sipas analizës së vendeve të nevojshme gjyqësore për veprim të shpejtë dhe me kohë, 163 gjykatës nevojiten në gjykatat themelore. Prandaj, Komisioni ia propozon”, tha Ristova.

    Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kërkuan që Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë të publikojë shpallje për gjeneratën e re të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, ose të bëhen ndryshime ligjore. Për momentin vende të lira ka në gjykatat themelore për gjykatës edhe atë në: Berovë tre, Manastir 11, Vinicë dy, Veles pesë, Gjevgjeli pesë, Gostivar tre, Dibër një, Dellçevë dy, Kavadar katër, Kërçovë tetë, Koçan tre, Kratovë dy, Kriva Pallankë dy, Kumanovë 11, Krushevë tre, Negotinë dy, Ohër dhjetë, Prilep 11, Radovish katër, Resnjë një, Sveti Nikollë një, Gjykata Themelore Penale Shkup 16, Gjykata Themelore Civile Shkup 16, Strugë 12, Strumicë tetë, Tetovë dhjetë, Shtip shtatë vende të lira të gjykatësve. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Sa i rrezikshëm është uji për veturën tuaj?

    Lajmi i rradhës

    Të varur nga ekranet! Telefonat celularë e ridefinojnë rritjen dhe të mësuarit te të rinjtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë