Drogën e kishte fshehur në gomën rezervë, hetohet rasti në pikën kufitare “Bogorodicë”

    Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, ka vepruar sipas kallëzimit të Drejtorisë doganore, kështu ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një banori të fshatit Negorci, për veprën penale – Prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, përcjell Nistori.

    “Më 17 shkurt, i dyshuari ka transportuar në mënyrë të paligjshme një lëndë narkotike – marihuanë nga Negorca në Republikën e Greqisë, për shitje. Droga ishte e paketuar në pesë pako me peshë totale 5066,9 gram, e fshehur në hapësirën e bagazhit në gomën rezervë të veturës Audi me targa të Gjevgjelisë. Doganierët e kanë gjetur marihuanën gjatë kontrollit në pikën kufitare “Bogorodica”, thonë nga Prokuroria.

    Pasi ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari do të ikë, pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët apo se do ta përsërisë veprën, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Gjevgjeli propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit. Gjyqtari e pranoi propozimin dhe vendosi që i dyshuarit të paraburgoset për 30 ditë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Numri i tërmeteve duket se po rritet – Çfarë thotë shkenca për të?

    Lajmi i rradhës

    Tetë të vdekur dhe qindra të plagosur si pasojë e tërmetit të ri në Turqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë