DShA: pozicioni i Mickoskit është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës

    Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka konfirmuar se deklarata e mandatarit për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbi përdorimin e emrit kushtetues të shtetit në të gjitha kontekstet zyrtare është në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

    Mickoski, i cili së fundmi ka paraqitur propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e saj, ka theksuar se do të bëjë betimin për kryeministër duke përdorur emrin kushtetues, dhe do ta përdorë atë jo vetëm jashtë vendit, por edhe në deklaratat verbale.

    Departamenti i Shtetit thekson se Marrëveshja e Prespës, e cila adreson përdorimin e emrit të shtetit, është një arritje historike që ka kontribuar në zhbllokimin e përfitimeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore.

    SHBA vlerëson rëndësinë e kësaj marrëveshje dhe rithekson angazhimin e tyre për të punuar me të gjitha palët për të ruajtur përfitimet që rrjedhin nga respektimi i saj.

    Lajmi Paraprak

    Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë një turbulence në aeroplan

    Lajmi i rradhës

    EShR: është keqpërdorur lënda e parë minerale në RMV, shkak kontrolli joadekuat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë