DShA: RMV-ja nuk i ka përmbushur standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz

    Maqedonia e Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria dëshmoi përpjekje të shtuar në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit dhe për këtë arsye Maqedonia e Veriut mbeti në nivelin 2, thuhet në raportin për trafikimin me njerëz të publikuar sot nga Departamenti amerikan i shtetit (DASH), raporton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

    “Këto përpjekje përfshinin rritjen e përpjekjeve të përgjithshme të zbatimit të ligjit, duke përfshirë hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e më shumë trafikantëve. Qeveria vazhdoi të rrisë resurset për strehimoren për viktimat e trafikimit me njerëz. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Inspektorati Shtetëror i Punës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të përmirësuar koordinimin e hetimeve të trafikimit me njerëz, duke përfshirë inspektimet dhe trajnimet e përbashkëta. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa sfera kyçe”, thuhet në raport.

    Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit (OCCPO) nuk kishte resurse të mjaftueshme për t’u përballur me të gjitha rastet nën juridiksionin e saj, ndërsa disa prokurorë të policisë lokale dhe të qarkut nuk raportuan rastet e mundshme të trafikimit te Grupi i punës për luftë kundër trafikimit me njerëz ose OCCPO dhe përdori vepra penale më pak të rënda për të ndjekur penalisht trafikantët. Dhe ndërsa qeveria ka rritur fondet për strehimoret, ajo ende mbulon vetëm një përqindje të vogël të kostove operative.

    Kësisoj, qeveria nuk ka ndarë mjete për ekipet mobile që identifikojnë viktimat më të mundshme çdo vit, pavarësisht angazhimeve të së kaluarës për ta bërë këtë. Policia lokale dhe disa agjentë kufitarë vazhdimisht dështuan për të kontrolluar indikatorët e trafikimit dhe si rezultat i kësaj, autoritetet ka të ngjarë të dëbojnë disa viktima të paidentifikuara të trafikimit pa iu referuar shërbimeve të duhura ose masave mbrojtëse për të parandaluar trafikimin, theksohet në raport.

    Siç është raportuar në pesë vitet e fundit, trafikantët shfrytëzojnë viktima vendase dhe të huaja në Maqedoninë e Veriut duke i eksploatuar viktimat nga Maqedonia e Veriut jashtë vendit. Gratë dhe vajzat në Maqedoninë e Veriut eksploatohen përmes trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme në vend në restorante, bare dhe klube nate. Trafikantët e seksit rekrutojnë viktima të huaja zakonisht nga Evropa Lindore dhe Ballkani, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Rumaninë, Rusinë, Serbinë dhe Ukrainën. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe viktimat e huaja që transitojnë jashtë vendit janë të eksploatuar për trafikim seksual dhe punë të detyrueshme në sektorët e ndërtimit dhe bujqësisë në Evropën Jugore, Qendrore dhe Perëndimore. Trafikantët me njerëz të cilët shpesh janë të afërm ose miq të ngushtë eksploatojnë fëmijët romë nëpërmjet lypjes së detyrueshme dhe trafikimit seksual në martesa të detyruara. Trafikantët me njerëz gjithnjë e më shumë rekrutojnë viktima me profile false onlajn në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme onlajn. Në vitin 2021, trafikantët nga Tajvani rekrutuan punëtorë nga Tajvani me premtime të rrejshme për punë në Maqedoninë e Veriut me qëllim të punës së detyrueshme. Trafikantët iu morën pasaportat, nuk jepnin pagat, kufizuan lëvizjen dhe krijuan një qendër ku i detyruan viktimat nga Tajvani në thirrje false, vlerëson Departamenti amerikan i shtetit.

    Emigrantët dhe refugjatët që udhëtojnë ose kontrabandohen përmes Maqedonisë së Veriut, veçanërisht gratë dhe fëmijët e pashoqëruar, janë të rrezikuar ndaj trafikimit nga kontrabandistë të tyre ose emigrantë të tjerë. Organizatat joqeveritare raportojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike janë gjithnjë e më të cenueshëm ndaj trafikimit me njerëz.

    Lajmi Paraprak

    “S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” – Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e re – premtime për rritje ekonomike dhe vende të reja pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë