Durmishi: Spasovski po e partizon policinë, cakton emra partiakë për kryeshef të SPB Tetovë

    Besar Durmishi, Komuna e Tetovës / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Besar Durmishi, sot në konferencë për shtyp tha se ministri Oliver Spasovski, po partizon MPB-në në çdo nivel, me qëllim për të bërë kaos në zgjedhje dhe për të shantazhuar qytetarët për qëllime politike, shkruan Nistori.

    “Partizimi i të gjitha institucioneve nga Qeveria LSDM – BDI po forcohet edhe më tepër në prag të zgjedhjeve. Së fundi, qeveria po tenton që SPB-Tetovë ta keqpërdor për qëllime politike. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila e ka për qëllim të garantojë sigurinë e qytetarëve, nga ministri aktual Oliver Spasovski po tenton të partizohet në çdo nivel të saj. Kjo shihet në zgjedhjen e kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në rajonin e Tetovës. Sa për sqarim. Sipas Ligjit përkatës, për zgjedhje të kryeshefit, Ministri i propozon Këshillit të komunës tre emra dhe zgjedhja bëhet me votat e shumicës së këshilltarëve. Në tre emrat e parë që i propozoi Ministri, këshilltarët e Këshillit komunal të Tetovës, nuk i dhanë mbështetje asnjërit. Sipas ligjit, ministri obligohet të propozojë tre emra të rinj. Por në propozimet e reja, ministri ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, pasi ka propozuar dy emra të rinj dhe përsëri e ka ri propozuar njërin nga emrat e parë, i cili, siç po duket është person i afërt i ministrit ose i partnerëve BDI-LSDM, të cilët po tentojnë ta bëjnë policinë e shtetit, si polici familjare ose private”, u shpreh sot Durmishi.

    Sipas Durmishit, Këshilli Komunal dhe komuna do të bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme që të vendoset në shprehje vullneti i qytetarëve të Tetovës, e jo vullneti i LSDM-së dhe BDI-së për të ushtruar forcë ndaj qytetarëve. /Nistori/

    KOMUNIKATA E PLOTË E KOMUNËS SË TETOVËS PËR NISTORIN:

    Partizimi i të gjitha institucioneve nga Qeveria LSDM – BDI po forcohet edhe më tepër në prag të zgjedhjeve. Së fundi, qeveria po tenton që SPB-Tetovë ta keqpërdor për qëllime politike. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila e ka për qëllim të garantojë sigurinë e qytetarëve, nga ministri aktual Oliver Spasovski po tenton të partizohet në çdo nivel të saj. Kjo shihet në zgjedhjen e kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme në rajonin e Tetovës.

    Sa për sqarim. Sipas Ligjit përkatës, për zgjedhje të kryeshefit, Ministri i propozon Këshillit të komunës tre emra dhe zgjedhja bëhet me votat e shumicës së këshilltarëve. Në tre emrat e parë që i propozoi Ministri, këshilltarët e Këshillit komunal të Tetovës, nuk i dhanë mbështetje asnjërit. Sipas ligjit, ministri obligohet të propozojë tre emra të rinj. Por në propozimet e reja, ministri ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, pasi ka propozuar dy emra të rinj dhe përsëri e ka ri propozuar njërin nga emrat e parë, i cili, siç po duket është person i afërt i ministrit ose i partnerëve BDI-LSDM, të cilët po tentojnë ta bëjnë policinë e shtetit, si polici familjare ose private. Kuptohet se pas kësaj shkelje ligjore të ministrit, vështirë se Këshilltarët do i japin mbështetje një personi partiak.Pasi policia duhet të qëndroj larg ngjyrimeve partiake dhe në asnjë moment të mos bëhet mashë për keqpërdorime të caktuara. Por e gjithë kjo bëhet me qëllim nga dyshja LSDM-BDI, që edhe herën e dytë të dështojë zgjedhja e kryeshefit të SPB -Tetovë, që pastaj për këtë të vendos vet Qeveria.

    Këto lojëra janë të njohura për opinionin, pasi në secilin ngërç që ata kanë, BDI dhe LSDM, keqpërdorin institucionet shtëtërore, duke i llogaritur si prona private e duke vepruar si në bahçe shtëpiake. Për të arritur deri te qëllimi i caktuar të cilin ata e kanë, po shkelin rëndë ligjet e shtetit. Por, shihet se kjo nuk ju pengon aspak, pasi në vazhdimësi po dalin skandale dhe mega-skandale të cilat i kanë bërë ndër vite dhe po vazhdojnë t’i bëjnë. E, kuptojnë se ju duhet Policia për të bërë kaos në zgjedhje dhe për të shantazhuar qytetarët për qëllime politike. Por kjo nuk do të lejohet. Si Këshill Komunal dhe si Komunë do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme që të vendoset në shprehje vullneti i qytetarëve të Tetovës, e jo vullneti i LSDM-së dhe BDI-së për të ushtruar forcë ndaj qytetarëve!

    Lajmi Paraprak

    Gjyqtarja Risteska do të përfshihet në gjykimin e aksidentit në Llaskarcë

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet e shpejta, jo më në listën e parapëqlyer të qytetarëve në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë