Dy fëmijë mbetën të bllokuar në Kodrën e Diellit, policia arriti t’i shpëtojë

    Kodra e Diellit / Fotografia: Emir Hamzi

    Gjatë ditës së djeshme policia e Tetovës ka arritur të shpëtojë dy të mitur nga Shkupi të cilët kishin mbetur në objektin afër skiliftit në Kodër të Diellit, pasi si pasojë e mjegullës së dendur dhe erës, nuk kanë mundur të zbresin në qendrën e “Kodrës së Diellit”. Nga MPB bëjnë të ditur se dy fëmijët shendosh e mirë janë kthyer në qendër të Kodrës së Diellit.

    “Më datë 04.02.2023 në ora 15:35 në SPB-Tetovë është raportuar se dy të mitur nga Shkupi ndodhen në një objekt afër skiliftit “Kodra e Diellit” dhe për shkak të mjegullës së dendur dhe erës së fortë nuk kanë mundur të zbresin. Në vendngjarje kanë shkuar punonjës policorë nga Departamenti policor “Kodra e Diellit” dhe në bashkëpunim me Ratrak, rreth orës 16:20 të miturit janë gjetur, janë marrë dhe shëndoshë e mirë në janë kthyer në qendër të lokalitetit”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Vizat e punës | Gjermania në disfavor me vendet e tjera

    Lajmi i rradhës

    Mashtrim me pelet, 49-vjeçari përfitoi mbi 327 mijë denarë në mënyrë të paligjshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë