Dy të rinj shqiptarë, cak i një sulmi fizik nga persona të maskuar dhe të armatosur

    Në rrjetet sociale janë shpërndarë këto pamje të cilat i referohen orëve të para pas mesnate (14.11.2022). Në lagjen “Orta Bunarë” në Kumanovë mësohet se dy të rinjë shqiptarë ishin cak i një sulmi, motivi i të cilit nuk dihet.

    Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për 12-14 persona të maskuar, të organizuar dhe të armatosur me armë të ftohta.

    Rasti është denoncuar në polici dhe po punohet për zbardhjen. Të rinjtë që ishin cak i sulmit kanë deklaruar se nuk kanë pasur zënka paraprake më ndonjë person ose grup të caktuar. Në atmosferën e kamerave të sigurisë dëgjohen fyerje në gjuhën maqedonase.

    Lajmi Paraprak

    “Një vakt studentor apo një bast politik”, “Po dridhemi nga i ftohti, jo nga frika” | Studentët protestuan para Kuvendit

    Lajmi i rradhës

    Mourinho e quajti Karsdorpin “joprofesionist”, në janar ai duhet të gjejë klub të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë